Ministrja gjermane nominohet për Presidente të Komisionit Evropian

Periskopi.com Lajme

Ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë, Ursula von der Leyen, është nominuar për Presidente të Komisionit Evropian.

Tash i mbetet Parlamentit Evropian që ta votojë miratimin, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Leyen ka gjasë që ta pasojë Jean-Claune Juncker në krye të Komisionit Evropian. Për nominimin e saj është vendosur pas një maratone bisedimesh në mes të krerëve të Bashkimit Evropian.