​Ministrja greke reagon për vrasjen e 35 vjeçarit në Gjirokastës: Në Bularat nuk u ul asnjë flamur

Periskopi.com Lajme

Ministrja e Kulturës së Greqisë, Mirsini Zorba ka reaguar në lidhje për vrasjen e ushtarit 35-vjeçar në fashtin Bularat të Gjirokastrës.

Zorba shprehet se nuk është ulur asnjë flamur në Bularat, por të gjithë sipas saj janë valvitur lart.

Në reagimin e saj, ministrja tregon detaje gjatë qëndrimit në Gjirokastër, por shton se lajmin për vrasjen e shtetasit grek e ka marrë vesh pasi është larguar nga Bularati.

Sipas ministres së Kulturës greke, ushtari Kostandinos Kaçifa e kishte quajtur tradhti marrëveshjen mes dy qeverive për varrezat e dëshmorëve dhe nderimin e kujtimit të tyre.

“Sot, në varrezën e dëshmorëve në Bularat nderuam dhe ushtarët tanë grekë. Përkujtimore në vendin ku humbën jetën. Emocione mes maleve ku luftuan me patriotizëm kundër fashizmit. Kudo flamuj grekë, përfaqësues të qeverisë greke e shqiptare, ambasadore e Greqisë, deputetë, kryebashkiakë, nxënës, banorë të thjeshtë. Vendosëm kurorat, u dëgjuan fjalimet, himni shqiptar e grek, poezi nga fëmijët. U larguam në orën 15.00 qetë qetë, pa asnjë problem. Gjatë rrugës u informuam se një homogjenë kishte kërcënuar paradite me kallashnikov duke konsideruar marrëveshjen mes dy qeverive për varrezat e dëshmorëve dhe nderimin e kujtimit të tyre një tradhëti!. Asnjë flamur grek nuk ulën, të gjitha valvitën lart. Pas orës 15.00, në rrugën e kthimit u informuam se homogjeni u rrethua nga policia, i kërkuan të dorëzohet, nuk u dorëzua dhe e vranë. As që mund të imagjinonim në atmosferën tepër emocionuese të paradites këtë incident tragjik”, thuhte në reagimin e saj.

Përplasja mes ushtarit grek dhe autoriteteve shqiptare nisi rreth orës 10 kur po mbaheshin festimet e përvitshme që përkujtojnë të rënët e luftës italo-grek. Kostandinos Kaçifa ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov, fillimisht në ajër, e më pas me breshëri në drejtim të punonjësve të policisë, që po afroheshin në drejtim të tij për ta vënë nën kontroll.

Të shtënat kanë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale te mjeti i policisë, si dhe një banesë e qendrës së fshatit.

U desh ndërhyrja e forcave speciale RENEA që të neutralizonin 35-vjeçarin. Edhe ndaj tyre Kostandinos Kaçifa hapi zjarr me armën automatike. Por në pëprlasje me forcave speciale RENEA, ai u vra.