Monaco arriti të shkaktojë sensacion, nga 2-0 disavantazh mposhti 3-2 PSG-në: Notat e lojtarëve

Periskopi.com Sporti

Monaco ka arritur ta mposht PSG-në, që e kishte mbyllur pjesën e parë në epërsi prej 2-0, por në fund princat fituan 3-2, pasi Monaco në pjesën e dytë u kthye në lojë.

Kylian Mbappe shënoi dy herë për PSG-në në pjesën e parë.

Por ishte Kevin Volland që shënoi dy herë në minutat 52 dhe 60 për të barazuar shifrat, ndërsa Cesc Fabregas shënoi nga pika e bardhë për 3-2.

Volland ishte lojtar i ndeshjes me notën 8.4, ndërsa Mbappe vjen pas tij me notën 7.9.

PSG mbetet lider me 24 pikë, ndërsa Monaco tani ka 20 pikë.

Notat e lojtarëve të Monacos

Notat e lojtarëve të PSG

Ylli i Monacos dënohet me gjashtë muaj pezullim pasi vetëm sa nuk e hëngri të gjallë gjyqtarin

Periskopi.com Sporti

Anësori i Monacos, Gelson Martins është dënuar me gjashtë muaj pezullim pasi e shtyu gjyqtarin gjatë humbjes 3-1 kundër Nimesit muajin e kaluar.

24-vjeçari shtyu gjyqtarin, Mikael Lesagne pasi bashkëlojtari dhe ish-mesfushori i Chelseat, Tiemoue Bakayoko u përjashtua me të kuq për një ndërhyrje të rrezikshme në minutën e 32-të, transmeton Periskopi.

Komisioni Diciplinor i Ligue 1 tash ka marrë vendimin që ta pezullojë atë për gjashtë muaj nga futbolli, pas veprimit që është etiketuar si “brutal”.

Kjo nënkupton se sezoni për Martinsin tashmë ka përfunduar.

Shikoni më poshtë incidentin. /Periskopi.com/

Thaçi në Monaco: Kosova shkëlqeu në sport falë mbështetjes së aleatëve të saj

Periskopi.com Lajme

Presidenti i , Hashim Thaçi, po qëndron në Principatën e Monakos, ku po merr pjesë në forumin vjetor ndërkombëtar “Paqja dhe Sporti”.

Duke e falënderuar princin Albert për mikpritjen, presidenti Thaçi në hapjen e këtij forumi ka folur për sukseset e shënuara nga vajzat dhe djemtë e talentuar të Kosovës në sporte të ndryshme, duke ngritur flamurin tonë në çdo cep të botës.

I pari i vendit ka përmendur Majlinda Kelmendin, e cila i solli Kosovës medaljen e artë olimpike, nga pjesëmarrja e parë e vendit tonë në Lojërat Olimpike në Rio.

Po ashtu,  Thaçi ka treguar edhe për fitoret e shumta dhe lojën e mrekullueshme që Kombëtarja e Kosovës në futboll ka zhvilluar gjatë kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020.

“Kosova ka pasur rrugëtim të vështirë. Të rinjve tanë u është dashur të zhvillojnë ndeshje në baltë në vend të fushave të gjelbra, ta heqin baltën në lumë në vend të dushit dhe të ikin e të fshihen nga policia serbe. Falë mbështetjes së miqve dhe aleatëve tanë sot ne garojmë në arenën ndërkombëtare. Kosova sot qëndron pas vlerave që promovon sporti, lojës fer, barazisë, miqësisë e paqes. Sot, ne jemi të përkushtuar ndaj paqes me qëllim që kurrë më të mos ketë luftë, por të garojmë me njëri-tjetrin në paqe”, deklaroi  Thaçi.

Kreu i shtetit ka shtuar se sporti ka fuqi t’i bashkojë njerëzit kur politika nuk ka mundur ta arrijë një gjë të tillë dhe ka uruar që këto mesazhe t’i përcillen gjeneratave të ardhshme që të jetojnë me vlera demokratike, paqe dhe tolerancë.

Gjiganti francez pas Shaqirit

Periskopi.com Sporti

Monaco është duke e kërkuar sulmuesin e Liverpoolit, Xherdan Shaqiri.

Mediat angleze thonë se Liverpooli kërkon 33 milionë euro për lojtarin me origjinë shqiptare, transmeton KosovaPress.

Shaqiri ka luajtur vetëm një vit në “Anfield”, pas transferimit nga Stoke City.

Formacioni më i mirë i Monacos po t’i kishte mbajtur yjet

Periskopi.com Sporti

Monaco ka hasur në vështirësi të jashtëzakonshme këtë sezon. 

Ish-kampioni francez shkarkoi trajnerin Leonardo Jardim, ndërsa zgjodhi Thierry Henryn si pasuesin e tij, transmeton Periskopi.

Por as ky i fundit nuk po arrin të këndellë ata, pasi gjenden në pozitën e parafundit në Ligue 1 dhe kanë probleme serioze për të mbetur në ligë sezonin e ardhshëm.

Scotland v Belgium - International Friendly

Kylian Mbappe, Benjamin Mendy, James Rodriguez, Anthony Martial e Bernardo Silva janë disa nga yjet që lanë Monacon.

Kështu do dukej formacioni i tyre nëse këta lojtarë do vendosnin të qëndronin në principatën franceze.

FORMACIONI (3-4-3):

Danijel Subasic:
Djibril Sidibe, Kamil Glik, Benjamin Mendy:
Bernardo Silva, Fabinho, Yaya Toure, James Rodriguez:
Kylian Mbappe, Radamel Falcao, Anthony Martial. /Periskopi 

Katastrofë për Henryn, Monaco po deklasohet nga ekipi belg në 25 minutat e para

Periskopi.com Sporti

Thierry Henry e ka nisur aventurën e tij të parë si trajner me skuadrën e Monacos.

Por jo gjithçka po shkon si duhet. Francezi ende nuk e ka shijuar fitoren në pesë ndeshjet që ai e ka drejtuar ish-kampionin francez.

Edhe sonte në përballjen ndaj Club Brugge, ekipi Henryt është duke u deklasuar 0:3 në shtëpi.

Dy golat e Vanaken dhe një i Wesley kanë fundosur tërësisht ekipin vendas në 25 minutat e para të ndeshjes./Periskopi/

Tifozët kundër Henryt, sulmojnë edhe kapitenin Falcao

Periskopi.com Sporti

Skuadra e Monakos duket se përfundimisht ka harruar të fitojë. Klubi nga principata vazhdon me rezultatet negative dhe tani e sheh veten në skuadrat që rrezikojnë të bien nga kategoria.

Skuadra e drejtuar nga Thierry Henry u mund ditën e djeshme nga skuadra e Reims me rezultatin 1 me 0, dhe pas ndeshjes tifozët kanë mbetur të pakënaqur dhe fajin ia kanë hedhur trajnerit Henry.

Francezi kur erdhi në krye të stolit të Monakos premtoi se rënia nga kategoria nuk do të jetë një çështje për të diskutuar pasi skuadra do të ndryshonte, por ky ekip nuk po e tregon këtë gjë.

Pas ndeshjes tifozët kanë debatuar me trajnerin Henry dhe një pjesë të lojtarëve teksa dhe kanë goditur kapitenin e tyre, Radamel Falcao megjithëse nuk ekzistojnë pamje filmike.

Henri on Vidnews.

Henry debuton me humbje

Periskopi.com Sporti

Thierry Henry nuk e ka nisur mirë punën si trajner i Monacos.

Ekipi i tij është mposhtur 2:1 nga Strasbourg si mysafir, pas dy golave të vendasve dhe nga penalltia në fund Tielemans ngushtoi epërsinë,

Nga minuta e 66′ ekipi që drejtohet nga Henry luajti me një futbollist më pak, pas ndëshkimit me të kuq të Grandsir.

Trajneri francez po zëvëndëson të larguarin Leonardo Jardim, pas një krize që ka kapluar ekipin e Monacos.

Ish-kampionët e Ligue 1 gjenden në vendin e parafundit me gjashtë pikë, ndërsa kjo ishte ndeshja e parë e Henryt si trajner i parë./Periskopi/

Thierry Henry trajner, skuadra e njohur evropiane ia beson pozitën

Periskopi.com Sporti

Monako ka emëruar legjendën e Arsenalit Thierry Henry si menaxherin e tyre të ri pas largimit të Leonardo Jardim.

Henry do të marrë hapat e tij të parë në menaxhim në klubin ku ai filloi karrierën e tij profesionale dhe ka nënshkruar një kontratë tre-vjeçare.

“Në radhë të parë, falënderoj Monacon që më dha mundësinë të trajnoj këtë klub, i cili është kaq i veçantë për mua”, tha ai.

“Jam shumë i lumtur të kthehem te AS Monaco dhe jashtëzakonisht i vendosur për të përballuar sfidat përpara. Nuk më pritet që të takojmë lojtarët që të fillojnë të punojnë së bashku”, tha Henry.

Kujtojmë se Francezi ishte pjesë e Monacos në fillim të karrierës derisa mbrëmë ishte zëvëndës trajner i Belgjikës në fitoren kundër Zvicrës.

PSG fiton Superkupën, Di Maria shënon gol spektakular nga gjuajtja e lirë (Video)

Periskopi.com Sporti

Paris Saint Germain e ka mposhtur Monacon me rezultat 4-0 në kuadër të Superkupës së Francës

Gjiganti francez e ka fituar trofeun e parë për edicionin e ri, atë të Superkupës, duke mposhtur pa ndonjë vështirësi Monacon, transmeton Periskopi.

Angel Di Maria shënoi golin e parë në këtë takim në minutën e 33-të nga gjuajtja e lirë dhe të fundit në minutën e 90-të, ndërsa dy golat tjerë u shënuan nga Nkunku 40′ dhe Weah 67′.

Kujtojmë që këtë takim Neymar e nisi nga stoli, por u inkuadrua në lojë në minutën e 76-të në vend të Marco Verratit. /Periskopi/


Zyrtare: Golovin bëhet me skuadër të re (Foto)

Periskopi.com Sporti

Aleksandr Golovon ka nënshkruar me Monacon

Aleksandr Golovin shkëlqeu në Botëror me Rusinë dhe u kërkua nga shumë klube të njohura evropiane si Juventus e Chelsea, por në fund u transferua te Monaco, transmeton Periskopi.

“Monaco njofton se Aleksandr Golovin ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare, deri në qershor të vitit 2023,” thuhet në njoftimin e klubit.

Ky transferim Monacos i ka kushtuar 30 milionë euro. /Periskopi/

Dyshja e re mesfushore e Liverpoolit fillon stërvitjet në Melwood

Periskopi.com Sporti

Dyshja e re e mesfushorëve Naby Keita dhe Fabinho kanë filluar stërvitjet në kampin e Liverpoolit para fillimit të sezonës me Liverpooolin.

Të kuqtë janë kthyer në kompleksin e stërvitjeve në Melëood në mëngjesin e së hënës.

Keita dhe Fabinho kanë arritur në këtë verë për të përforcuar ekipin nga Merseyside.

Keita, i cili kishte qenë pjesë e ekipit gjerman RB Leipzig është fotografuar në një diskutim me menaxherin Klopp, raportoi “DailyMail”, transmeton Periskopi.

Ndërsa, Fabinho si një ish-lojtar i Monacos është parë në dhomat e fitnesit.

Dita filloi me një grup të shtrirë në fushë në atë që duket të jetë si një lloj i ushtrimeve yoga.

Lojtarët pastaj filluan të përdorin lloje të ndryshme të stërvitjeve për të përforcuar më shumë kondicionin.

Ekipi i Klopp do të ndeshet me Napolin dhe Torinon para se të luajë ndeshjen e parë kundrejt Ëest Hamit në Premierligën angleze./Periskopi/

Jurgen Klopp talking to new Liverpool signing Naby Keita on the club's second day of training

Fellow new boy Fabinho was leading from the front in the club's fitness drills on Tuesday

Keita met his new team-mates for the first time on Monday and laced up his boots with them 

Klopp gathered all the players to discuss Tuesday's session in detail before they got started

After the fitness work was complete, players got into a possession-based game later on

The day began with a period of stretching on some yoga mats in the baking Merseyside heat

Keita is trying to impress and was pictured exchanging passes with midfielder Pedro Chirivella

 

Shën Liliani, dëshironte të bëhej prift por u bë futbollisti më i mirë në botë

Periskopi.com Sporti

Me 142 paraqitje për Francën, Lilian Thuram është një prej lojtarëve me më së shumti për kombëtaren franceze.

Atlet, i përshtatur si një mbrojtës tipik, ai luante si mbrojtës i krahut të djathtë dhe në qendër të mbrojtjes dhe ishte pjesë e Francës kur ekipi i gjelave e kishte fituar Kupën e Botës në vitin 1998.

Tani 46 vjeç, ai ka fituar reputacion si aktivist politik, aktivist dhe punonjës bamirësie që prej daljes në pension dhe është gjithashtu ambasador i UNICEF-it.

Thuram kishte lindur në ishujt karibiane franceze të Guadeloupes në vitin 1972 dhe kishte arritur në Francë në moshën nëntë vjeçare, raportoi “The Sun”, transmeton Periskopi.

Ai asnjëherë nuk e kishte njohur babanë e tij.

Kur ishte fëmijë, Lilian Thuram dëshironte të bëhej prift.

Ai gjithashtu grumbulloi nëntë trofe si një lojtar i Monacos, Parmas, Juventusit dhe Barcelonës./Periskopi/

Sulmuesi i Monacos që refuzoi Real Madridin, dëshiron të bëhet lojtari më i shtrenjtë

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe që nesër feston ditëlindjen e 18, është njëri nga lojtarët më të kërkuar në treg momentalisht.

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Monacos ka shënuar 3 gola në 10 paraqitje, gjithashtu ka asistuar 5 herë në sezonin e tij debutues te Monaco.

Megjithatë, francezi me prejardhje kamerunase, i ka vendosur vetes një kriter.

Kylian Mbappe monaco
Kylian Mbappe, As Monaco

 

” Dua të kalojë rekordin e shitjes së Martial te Monaco. Martial është një lojtarë fantastik por unë dëshirojë të rritem edhe më shumë si lojtarë, këtu pastaj të transferohem diku në top ligat evropiane.”

Martial u shit 2 sezone më parë nga Monaco te Manchester United për 50 mil euro.

Ndërkaq rekordin te Monaco për shitjen më të shtrenjtë e mban, James Rodriguez i cili u largua për te Real Madridi për 75 mil euro.

Sidibe: Refuzova Arsenali-n për Monaco

Mbrojtësi i Monacos ka zbuluar se ka refuzuar ofertën për të nënshkruar me klubin londinez , Arsenal.

Periskopi.com Sporti

Françezi  në verën e fundit është transferuar nga Lille në Monaco , duke anashkaluar mundsinë për të kaluar tek gjigandët e futbollit anglez.

Sidibe ka thënë “ Isha duke përmbyllur dokumentat me Monaco , kur Arsenal më bëri ofertë në momentet e fundit”

“ Pasi e analizova ofertën e refuzova duke vendosur të qëndroj në kampionatin françez pasi nese do të isha transferuar në Londër do të kisha zhvilluar vetëm 25 ndeshje në sezon. Mbase në sezonin tjetër do të kaloj në premier ligën angleze ” shtoi ai për gazetën Le Parisien.

Mund ta mposhtim çdo skuadër

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i Tottenham Hotspur, Delle Alli ka reaguar pas humbjes së mbrëmshme të skuadrës së tij nga Monaco në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Anglezi beson se skuadra e tij mund të mposhtë çdo skuadër.

“Ne presim të fitojmë ndeshje, pa marrë parasysh se kë e kemi kundërshtar”, deklaroi Alli.

“Duhet të sigurohemi që të vazhdojmë përmirësimin dhe të fitojmë ndeshjet e ardhshme”. /Periskopi.com