Këndi i ri i asistimit për Manen tregon se Keita e ka trurin e një gjeniu – vizion i pashpjegueshëm

Periskopi.com Sporti

Liverpooli iu rikthye rrugës së fitoreve të dielën, kundër Brightonit, tri ditë pas humbjes poshtëruese 4-0 kundër Manchester Cityt, transmeton Periskopi.

Sidoqoftë, ’Të Kuqtë’ triumfuan kundër Brightonit 2-0, falë golave nga Sadio Mane dhe Curtis Jones.

U desh të kalonin 71 minuta në mënyrë që nikoqirët të shënonin, teksa e gjetën rrugën e golit përmes Manes.

Por Keita meriton tërë lavdatat me asistin që bëri.

p1eci5q1o61as1t51gp3kpc77lb.jpg

Në fillim u duk si një pasim direkt në këmbët e Manes, por Liverpooli ka publikuar një video në Tëitter, ku tregohet saktësisht cfarë pamje kishte Keita në momentin e asistit.

Nga perspektiva e mesfushorit, ai mund ta shihte Manen në drejtim paralel me të, duke u futur në zonë.

Por ai kishte dy lojtarë të Villas përpara që po e mbylnin, plus tre të tjerë në zonë.

Kështu, Keita dhuroi një pasim milimetrik për bashkëlojtarin që përmbajti shpejtësinë dhe drejtimin e duhur.

Nga një kënd unik, shikoni asistimin brilant më poshtë. /Periskopi.com/

Ylli i Liverpoolit akuzohet për tentativë përdhunimi: Vajza publikon detajet

Periskopi.com Sporti

Probleme të rënda për Naby Keita, i akuzuar përmes rrjeteve sociale nga një vajzë për tentativë përdhunimi në një festë në shtëpinë e saj. “Në 18 janar 2020 u sulmova seksualisht nga futbollisti i Liverpool Naby Keita. E denoncova në policinë e Greater Manchester e atë të Merseyside e më thanë se ishte fjala e tij kundër times. Në djall sistemi, më zhgënjeu” akuzoi Pontso Dlamini.

Publikimi i vajzës është plot detaje. “Shoqja ime më ftoi në festën e Naby në Formby. Në fund të mbrëmjes Naby më tha se më thërriti një taksi për të më cuar në shtëpi. Gënjeu, nuk erdhi kurrë! Të gjithë u larguan e më lanë vetëm. Nisi të më prekte e unë përsërisja jo. E në atë moment më ofroi para. I refuzova – ka thënë ajo – I kërkova Naby Keita nëse mund të përdorja banjën e i dërgova një sms mamasë time, e thirra e ajo insistoi të qendronte me mua deri sa të vinte taksia. Ishte i nervozuar kur më pa me telefon e më tha të prisja jashtë. Shkova të bëja denoncim në polici. Telefonat tanë (i imi e ai i mamasë) u morën nga policia e Merseyside për të rikuperuar regjistrimet zanore, mesazhet e të dhënat mbi pozicionin. Ishte edhe një regjistrim zanor i Leos, menaxherit të tij, që thoshte se Naby Keita ndihej keq e donte të më takonte për të më kërkuar ndjesë. Refuzuam ta takonim për ndjesën. Nuk thashë gjë më parë nga frika”.

Akuza krejtësisht për tu verifikuar, por sidoqoftë një histori e shëmtuar për mesfushorin guineian që ka një këmbë e gjysëm jashtë Anfield, duke qenë se Jurgen Klopp e konsideron mes të sakrifikueshmëve për të përforcuar skuadrën.

 

Shokohet mefushori i Liverpoolit, mendoI se i kishte vdekur i afërmi

Periskopi.com Sporti

Kushëriri i mesfushorit të Liverpoolit, Naby Keita ka mbijetuar nga një përplasje e tmerrshme me autobusin në Guinea, pavarësisht se autoritetet e vendit të futbollit njoftuan se ai kishte vdekur.

25-vjeçari shkroi: ‘Jam i tronditur, i trishtuar dhe i zemëruar nga ky lajm i tmerrshëm”, përcjell Periskopi.

‘Unë u dërgoj ngushëllime të sinqerta të gjitha familjeve të viktimave, si dhe gjithë familjes sportive të Guinesë”.

Por, kushëriri i yllit të Liverpoolit, i mbijetoi rrëzimit të  tmerrshëm gjatë rrugës së tij për në një ndeshje në Guinea. /Periskopi.com/

 

The bus sustained major damage during the crash that left a further 19 people injured

Keita posted a tribute on social media, saying he was 'shocked, sad and heartbroken'

A do të fillojë kolapsi i Liverpoolit: Jurgen Klopp pa Manen, Salahun dhe Keitan për gjashtë javë

Periskopi.com Sporti

Kupa e Kombeve Afrikane pritet të zhvillohet në janar dhe shkurt.

Gazetari, Mansour Loum zbuloi se një konfirmim pritet të ndodh të mërkurën, ku do të thuhet se kompeticioni do ta ndryshojë datën e zhvillimit, dhe do të fillojë të luhet në janar dhe shkurt nga viti i ardhshëm, transmeton Periskopi.

Në edicionin e fundit, të mbajtur në Egjipt gjatë verës, Algjeria u shpall kampione pasi mposhti Senegalin në finale me rezultat 1-0.

p1dukj1pi11ebeblvgkf7of1a1b.jpg

Sidoqoftë, tani po raportohet në vitin 2021 në Kamerun, gara do të zhvillohet në janar.

Sigurisht, kjo do të ndikojë masivisht te klubet rreth e qark Evropës. Sidomos Liverpoolin.

Kjo do të nënkuptojë se “Të Kuqtë” do të mbeten pa lojtarë si Naby Keita, Mohamed Salah dhe Sadio Mane për gjashtë javë, gjatë një periudhe shumë të rëndësishme të sezonit. /Periskopi.com/

Keita: Kam refuzuar Barcelonën dhe Bayern Munchen për Liverpoolin

Periskopi.com Sporti

Mesfushori ka zbuluar se ai ka refuzuar gjigandët e La Ligas dhe Bundesligas për t’iu bashkuar Jurgen Kloppit në Anfield.

Naby Keita ka refuzuar interesimin e Barcelonës dhe Bayern Munichut për të kaluar në Liverpool.

Keita ka kompletuar transferimin e tij pasi braktisi skuadrën gjermane RB Leipzig në këtë sezonë për 48 milionë funta.

Ylli 23-vjeçar i Guineas do t’i japë një freski mesfushës së Liverpoolit pas nënshkrimit të ri me Fabinhon, raportoi “Goal.com”, transmeton Periskopi.

Dhe Keita zbuloi se ai hodhi poshtë kampionët e La Ligas Barcelonën dhe atë të Bundesligës Bayern Munchen për të përfunduar tek finalistët e Ligës së Kampionëve.

“Është e vërtetë që ato skuadra që i përmendet kanë qenë të interesuara për mua”, u shpreh Keita. “Por një pjesë të madhe e ka luajtur edhe traneri”.

“Ne kishim një bisedë të mirë. Ajo çfarë më tha m’u duk projekt i mirë dhe më bindi. Mund ta shohë klubin se si është duke u rritur dhe për këtë kemi folur gjatë me Sadio Mane”.

“Sadio është sikur vëllai im. Ne kemi luajtur së bashku në Salzburg për nëntë muaj dhe kemi ndërtuar raporte të mira. Ne kemi qenë shokë të mirë prej asaj kohe. Ai më tregoi se çfarë klubi i madh ishte dhe se si ekipi po përparonte dhe kishte potencial të madh “./Periskopi/

Tre formacionet e frikshme të Liverpoolit që do t’i shohim në sezonin 2018/19

Periskopi.com Sporti

Pavarësisht pritshmërive tejkaluese në sezonin e kaluar duke arritur në finalen e Ligës së Kampionëve, Liverpooli ka rritur skuadrën për sezonin 2018/2019.

Për këtë verë Jurgen Klopp ka blerë Naby Keita, Fabinho, Xherdan Shaqirin dhe portierin Alisson që këto ditë iu bashku Liverpoolit për 66, 9 milionë funta.

Lojtarët janë të gatshëm të impresionojnë në të cilën Jurgen Klopp është përpjekur të ndërtojë një ekip konkurent prej dy sezonave që drejton ekipin e Reds.

Me lojtarë të tillë si Mohamed Salah, Virgil van Dijk, Roberto Firmino, Sadio Mane dhe Jordan Henderson konsiderohen si shtylla kurrizore e Liverpoolit, por Klopp është fokusuar në përmirësimin e disa pozicioneve. Për shembull, porta e Liverpoolit shpesh është çarë si pasojë e gabimeve të portierëve Simon Mignolet dhe Loris Karius, dhe për këtë Klopp ka transferuar për shifra rekord murin brazilian Alisson.

Por, si do të luajë Liverpool në sezonin 2018/19? Më poshtë mund të njiheni me tre formacione që mund të luajë ekipi i Klopp.

1.XI e fortë e Liverpoolit për sezonin 2018/2019?

Liverpool line-up 2018/19 season - the strongest possible XI?

Fillimisht, Klopp mund të nis sezonin me këtë formacion për të mbuluar lëndimet dhe mbingarkesat në pozitat anash.

Pas mbërritjes së tij, pas paraqitjeve për kombëtaren e Brazilit në Kupën e Botës, Alisson do të jetë në XI e Liverpoolit, duke anashkaluar kështu Kariusin dhe Mignoletin të cilët ishin jashhtë formës së dëshiruar sezonin e kaluar.

Në mbrojtje, Dejan Lovren mund të mos jetë mbrojtësi më i mirë në botë, por ai i dha një ndihmë të madhe Koracisë për të arritur në finale të Kupës Botërore. Por një është e sigurt se transferi i janarit, Virgil van Dijk e ka të siguruar pozicionin si qendër-mbrojtës.

Në të dy anët e mbrojtjes, Klopp ka provuar me James Milner në të majtë, ndërsa në të djathtë me Trent Alexander-Arnold. Por ai ka zgjedhje të tjera me Nathaniel Clyne dhe Joe Gomez. Ndërkohë, dy mbrojtësit e majtë, Andy Robertson dhe Alberto Moreno do t’i sjellin më shumë konkurencë.

I vetmi ndryshim i sezonit të kaluar në mesfushë do të jetë me dyshen e re Naby Keita dhe Fabinho, ndërsa do të mbetet në qendër të mesfushës. Fabinho mund të sjell rehabilitet në anën defanzive që Liverpoolit i ka munguar për një kohë të gjatë.

2.Formacioni i dytë

Liverpool line-up 2018/19 season - the back-ups?

E tillë është forca e Liverpoolit, Klopp mund të aktivizojë një XI të dytë e cila do të ishte konkurente në Premier Ligë.

Lëndimi në sezonin e kaluar të Nathaniel Clyne nuk i ka sjellë shumë probleme Liverpoolit, por mungesa e tij ka kufizuar opcionet për të mbuluar në rast të lëndimeve të tjera. Shpesh në krahun e djathtë janë aktivizuar Joe Gomez, Joel Matip dhe Moreno.

Mesfusha do të jetë shumë e fortë me Georginio Wijnaldum, James Milner dhe Adam Lallana me 761 paraqitje së bashku në Premier Ligë.

Në të gjitha kompeticionet, Millner bëri 11 asiste dhe vetëm 8 asiste në Ligën e Kampionëve duke thyer rekord në kompeticionin më të madh evropian.

Ndërsa, sulmi mund të dominohet me Xherdan Shaqirin dhe Dominic Solanke të cilët pritet që të jenë si rezervuari i treshes së frikshme Mane, Salah dhe Firmino.

3.XI e Liverpoolit “Çfarë nëse?”

Me formacionin 4-2-3-1, Klopp mund të fusë transferimet e reja të ëndrrave duke lënë një ekip sulmues mbresëlënës.

Me Alissonin si portier i paprekshëm varësisht varianteve të ndryshme, nuk është domosdoshmërisht një pikë e dobët duke parë që ajo zonë është përforcuar dukshëm duke parë edhe konkurencën me Mignolet dhe Karius.

Si mesfushor defanzivë mund të akitivizojë Keita dhe Hendersonin.

Në fillim të verës, ishte folur shumë se Fekir do të jetë i Liverpoolit me disa raporte që pretendonin se ai ishte pajtuar me kushtet e ekipit nga Anfield./Periskopi/

Keita i Liverpoolit tregon për hjekat e tij në fëmijëri, si ishte rritur në rrugët e varfëra të Guineas

Periskopi.com Sporti

Ai mbante të veshur fanellën e skuadrës së Liverpoolit si fëmijë, por Naby Keita nuk do ta imagjinonte të luante ndonjëherë për skuadrën angleze jo derisa është rritur në shtetin afrikan të Guineas.

Nënshkrimi 52.75 milionë funtash nga RB Leipzig ka treguar tashmë cilësitë në mesfushë gjatë parasezonit që Liverpool është duke i zhvilluar.

Një mesfushor me një kontroll të madh, një vrapues i palodhur me aftësi të jashtëzakonshme për të gjetur pjesën e pasme të rrjetës, 23-vjeçari është i bekuar me talentin e tij.

Me gjithë talentin e tij, rruga e tij për të ardhur deri këtu ka qenë jo e lehtë.

I rritur në një mjedis të varfër dhe në një sistem politikisht të pasigurt në Conakry të Guineas, Keita do të luan futboll zbathur në rrugë, duke iu shmangur trafikut dhe herë pas herë i goditur nga makinat.

Por ai ka qenë i uritur për të qenë në krye, pa marrë parasysh pasojat, raportoi “The Sun”, transmeton Periskopi.

“Ne luanim me çfarëdo që gjenim dhe luanim zbathur, ndonjëherë kur luanim me të vjetër, kisha këpucë të dëmtuar”, tha ai.

“Nuk kisha këpucë dhe ndresat që i kisha m’i kishin dhuruar. Të gjitha këto më kanë ndihmuar për të përparuar si një profesionist dhe unë tashmë nuk kam frikë nga asgjë në fushë”, u shpreh ai.

“Isha shumë i vogël, dhe kështu duhej të luftoja për gjithçka: Më erdh shansi për të luajtur, për të fituar respekt dhe kjo është arsyeja përse as makinat nuk mund të më ndalonin”.

“Është agresioni në pozitën time, në të cilën është shumë e rëndësishme për mua”.

Nëna e tij Miriam dhe babai Sekou ishin të sigurt se djali i tyre do të bëhej lojtar i madh.

“Ajo më shikonte kur çdo gjë që binte nga tavolina, qoftë kjo një shishe uji apo një portokall, do ta dribloja atë”, qesh ai.

“Çfarëdo që ishte në dysheme që unë mund ta godisja, do të argëtohesha me të. Pa marrë parasysh se ku ishte, do ta bëja këta”.

Si një fëmijë Keita u rrit si tifoz i Liverpoolit

Ai flet edhe për babain e tij i cili ishte një tifoz i flaktë i Liverpoolit.

“Para se unë të dija se çfarë ekipi ishte Liverpooli si fëmijë, ai ishte i çmendur pas tyre”.

“Ai më fliste rreth Stambollit, Steven Gerrardit dhe ndeshjeve të mëdha që ai i kishte luajtur”.

Si fëmijë, ai në moshën 16-vjeçare u zhvendos në Francë. Por fillimi i tij kishte qenë i vështirë pasi ishte refuzuar nga shumë skuadra franceze.

Guineani i ishte rekomanduar ish mesfushorit të Hibernian, Frederic Arpinon, i cili ishte drejtor sportive i FC Istres, me seli në jug të Francës.

Keita befasoi me lojën e mirë dhe menjëherë u aktivizua në ekipin e parë.

Brenda një viti, ai do ta gjente veten në klubin austriak Red Bull Salzburg, së bashku me Sadio Manen të cilët më vonë do ribashkoheshin në Liverpool.

“Ai më ndihmoi për gjithçka – në mësimin e gjuhës, krijimin e shoqërisë së re, duke eksploruar klubin dhe qytetin”, tha Keita.

“Sadio ishte shumë i rëndësishëm për mua, dhe akoma është! Për mua, ai është vëlla i madh. Ai vërtetë më mësonte gjëra të reja, për të përmirësuar dhe duke më shtyrë në rrugën që ai ndjekte. Ai është një shembull i mirë për mua”./Periskopi/

Dyshja e re mesfushore e Liverpoolit fillon stërvitjet në Melwood

Periskopi.com Sporti

Dyshja e re e mesfushorëve Naby Keita dhe Fabinho kanë filluar stërvitjet në kampin e Liverpoolit para fillimit të sezonës me Liverpooolin.

Të kuqtë janë kthyer në kompleksin e stërvitjeve në Melëood në mëngjesin e së hënës.

Keita dhe Fabinho kanë arritur në këtë verë për të përforcuar ekipin nga Merseyside.

Keita, i cili kishte qenë pjesë e ekipit gjerman RB Leipzig është fotografuar në një diskutim me menaxherin Klopp, raportoi “DailyMail”, transmeton Periskopi.

Ndërsa, Fabinho si një ish-lojtar i Monacos është parë në dhomat e fitnesit.

Dita filloi me një grup të shtrirë në fushë në atë që duket të jetë si një lloj i ushtrimeve yoga.

Lojtarët pastaj filluan të përdorin lloje të ndryshme të stërvitjeve për të përforcuar më shumë kondicionin.

Ekipi i Klopp do të ndeshet me Napolin dhe Torinon para se të luajë ndeshjen e parë kundrejt Ëest Hamit në Premierligën angleze./Periskopi/

Jurgen Klopp talking to new Liverpool signing Naby Keita on the club's second day of training

Fellow new boy Fabinho was leading from the front in the club's fitness drills on Tuesday

Keita met his new team-mates for the first time on Monday and laced up his boots with them 

Klopp gathered all the players to discuss Tuesday's session in detail before they got started

After the fitness work was complete, players got into a possession-based game later on

The day began with a period of stretching on some yoga mats in the baking Merseyside heat

Keita is trying to impress and was pictured exchanging passes with midfielder Pedro Chirivella