Qyteti gjerman që u ofron punëtorëve nomadë një muaj qëndrim pa pagesë

Periskopi.com Lajme

Vitin e shkuar, Eva Bodenmüller lexoi për një qytet në lindje të Gjermanisë që i thërriste njerëzit të jetonin aty, një muaj dhe pa asnjë pagesë.

Ajo dhe partneri i saj, Carsten Borck, një artist, e dinin se duhej ta braktisnin shtëpinë e tyre në Itali së shpejti dhe nuk ishin të interesuar që të ktheheshin në Berlinin e tyre të lindjes, transmeton Koha Ditore.

“Mendova: Pse jo Görlitzi?”, tha Bodenmüller, një gazetare e pavarur.

Görlitz, qyteti më lindor i Gjermanisë, është një perlë e konservuar që ka pasur role në filma të shumtë hollivudianë, prej “The Grand Budapest Hotel” deri te “Inglorious Bastards” dhe “The Reader”. Por qyteti i moçëm i dominuar nga nuancat e pastelit, që tërheq çdo vit nga 140 mijë turistë, e fsheh në vete një realitet pak më të errët.

Nën hijen e pagave të ulëta dhe të së djathtës ekstreme

Qyteti ka shkallën më të ulët të të ardhurave në Gjermani dhe po ashtu hisenë më të madhe të votuesve të së djathtës ekstreme.

Pas rënies së Murit të Berlinit më 1989, lindorët u dyndën në masë të madhe në perëndim, duke e tkurrur popullatën e Görlitzit për më se 25 për qind, në gjithsej 54 mijë më 2013. Zyrtarët e qytetit vendosën se duhej të bënin diçka për ta zmbrapsur këtë trend dhe u piku ideja që të ofronin qëndrim njëmujor pa pagesë e pa kurrfarë obligimi.

Qytete të tjera veçse kishin eksperimentuar me idenë e joshjes së banorëve të rinj, duke ofruar mbulesë për vendbanim.

Deshi të vrasë bashkëjetuesen, një muaj paraburgim për të dyshuarin

Periskopi.com Lajme

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim për personin me inicialet G.M për shkak se ka dashur ta vrasë bashkëjetuesen e tij.

Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri G.M. më 16 qershor në shtëpinë e tij, me qëllim që ta privojë nga jeta të dëmtuarën A.A. me të cilën bashkëjeton, kishte shtënë në drejtim të saj me armë zjarri.

I pandehuri pas gjysmë ore e kishte dërguar të dëmtuarën në Spitalin Amerikan në Prishtinë duke mos e njoftuar policinë.

Gjykata ka konstatuar se ekzistojnë kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, ngase nëse i pandehuri gjendet në liri do të mund të pengonte rrjedhën e procedurës penale duke fshehur, ndryshuar ose falsifikuar provat e veprës penale si dhe duke ndikuar në të dëmtuarën dhe në dëshmitarë të rastit.

Duke u bazuar në mënyrën dhe rrethanat në të cilën është kryer vepra penale, peshën e veprës penale, karakteristikat personale të pandehurit dhe sjelljet e tij të mëparshme, nëse i pandehuri qëndron në liri do të mund të përsërisë veprën penale.