Kurti: Nuk kemi nevojë për koalicion politik me Listën Serbe

Periskopi.com Lajme

Kreu i VV-së, Albin Kurti, që sipas rezultateve preliminare, partia e tij ka fituar zgjedhjet e 6 tetorit, thotë se të hënën në takimin e grupeve punuese me LDK-në, do të diskutohet për çështje ekonomike, teksa bëri të ditur se shumë shpejt pritët të diskutojë me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.

Ndërsa në lidhje me koalicionin me Listën Serbe ai tha se kjo nuk është e nevojshme të bëhet një gjë e tillë.

“Me deputetët e pakicave ne ia kemi uruar rezultatin e mirë, fitoren, suksesin njëri-tjetrin. Që të gjithë ata janë të interesuar që të bëhen pjesë e qeverisjes së ardhshme. Natyrisht unë si kryeministër i ri e mirëpres këtë gjë…nuk kemi nevojë për koalicion politik me Listën Serbe është obligim kushtetues që një ministër nga komuniteti serbë në Qeverinë tonë. Ne do të respektojmë kushtetuetshmërinë dhe në Qeverinë tonë do të ketë së paku një ministër serb”, pohon lideri i VV-së.

Në zgjedhjet e 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje doli e para, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Dy parti këto që po synojmë të formojnë qeverinë e ardhshme.