Pezullim të përjetshëm, dënim 3 milionësh, zbritje një ligë më poshtë – tona t’zezat për Olympiacosin

Periskopi.com Sporti

Evangelos Marinakis, pronar dhe president i Olympiacos, do të pezullohet për gjithë jetën.

Klubi duhet të paguajë një dënim prej tre milion eurosh, për asyen e trukimeve të ndeshjeve, është ky shkrimi i “SDNA”.

Gjithashtu Olympiakos është pranë zbritjes në kategorine e dytë greke.

Hetimi daton në një ndeshje të ligës në shkurt 2015, Olympiacos-Atromitos (2-1).

Ndeshja u hetua në fillim, por më pas Federata Greke e Futbollit vendosi të mbyllë çështjen.

Tani media greke “SDNA” raporton me këtë rast se një hetim nga një anëtar i Kodit të Sjelljes Greke ka arritur në përfundimin se ka dyshime të arsyeshme kundër klubit dhe presidentit të tij.

Madje tregon deri në tre ndeshje për Olympiacos dhe një për Panathinaikos, në atë kohë një rival i klubit nga Pireu.

Marinakis, gjithashtu ka në pronësi edhe klubin anglez Nottingham Forest që militon në Championship.

Goli i vonshëm i Olympiacosit kundër Arsenalit me këngën e Titanikut të ngjallë të rrëqethura

Periskopi.com Sporti

Arsenali u eleminua nga Europa League në mënyrë të dhimbshme, të enjten mbrëma.

Triumfi në Europa League ishte ndoshta mundësia më e mirë e Arsenalit që të kualifikohej për në Champions League edicionin e ardhshëm, transmeton Periskopi.

Dhe, pas një fitoreje impresive 1-0 kundër Olympiacosit në Greqi, “Topçinjtë” ishin favoritët për të kaluar në fazën tjetër.

Por ata u detyruan të luajnë në vazhdime, pasi Papa Abou Cisse shënoi golin e vetëm në 90 minutat e rregullt.

Arsenal FC v Olympiacos FC - UEFA Europa League Round of 32: Second Leg

Në vazhdime, Olympiacosi shënoi një gol të vonshëm të fitores në mënyrë dramatike përmes Youssef El-Arabi.

Ky shënim nxiti festë të çmendur te mysafirët, derisa fansat e Arsenalit mbetën të shokuar.

Ishte një moment dramatik. Por çka mund ta bëjë të duket golin e El-Arabit edhe më të mirë?

Epo, muzika e Titanikut, natyrisht. /Periskopi.com/

Një gol i vonshëm shpëton Arsenalin në Greqi

Periskopi.com Sporti

Një gol i vonshëm shpëton Arsenalin në Greqi

Arsenali ka regjistruar një fitore të vështirë, 1-0, si mysafir i Olympiacosit në kuadër të fazës së eleminimit direkt të Europa Leagues, të enjten mbrëma.

Alexandre Lacazette shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 81-të pas asistimit nga Saka nga krahu i majtë.

Një gol si mysafir do të luajë rol të madh për ndeshjen e kthimit që zhvillohet në Londër. /Periskopi.com/

Arsenali më në fund shpartallon grekët: Lacazette shënon

Periskopi.com Sporti

Arsenali ka kaluar në epërsi si mysafir i Olympiacosit, të enjten mbrëma, në ndeshjen e vlefshme për fazën e eleminimit direkt të Europa Leagues.

Saka asistoi në zonë për Alexandre Lacazetten, i cili e pati të lehtë ta devijonte topin në rrjetë nga afërsia.

Shikoni golin më poshtë. /Periskopi.com/

Mourinho e fillon me fitore sensacionale aventurën në CL me Tottenhamin, grekët viktimë

Periskopi.com Sporti

Tottenham e ka kompletuar përmbysjen ndaj Olympiakos me rezultat 4-2.

Ekipi grek është duke fituar me rezultat 1-2, me golat e El Arabi (6’) dhe Semedo (19’), ndërsa në fundin e pjesës së parë shënoi Dele Alli.

Dy golat e Harry Kane (50′ 77′) dhe një i Aurirer (73′) në gjysmën e dytë kompletuan fitoren e dytë radhazi të Mourinhos në krye të Spurs.

Në grupin B, Tottenham siguron plasmanin në raundin tjetër me 10 pikë, 5 më pak se Bayerni që fitoi me rezultat 0-6 si mysafir i Crvena Zvezdës për ta ruajtur rekordin pa asnjë humbje.

 

Lewandowski s’është normal, gjithmonë aty ku duhet të jetë – shënon përsëri dhe kalon Bayernin në epërsi

Periskopi.com Sporti

Bayern Munichu ka kaluar në epërsi për herë të parë kundër Olympiacosit.

Robert Lewandowski ka shënuar sërish, kësaj radhe për 2-1, duke shfrytëzuar për mrekulli hutinë në mbrojtjen e grekëve pas një këndoreje.

Sulmuesi polak ka realizuar në minutën e 62-të, pasi u gjend përsëri në momentin dhe vendin e duhur. /Periskopi.com/

 

Lewandowski thjesht nuk di të ndalet së shënuari, shikoni golin që sapo e realizoi kundër Olympiacosit

Periskopi.com Sporti

Bayern Munichu ka barazuar në 1-1 rezultatin kundër Olympiacosit me anë të të përhershmit, Robert Lewandowski.

Fillimisht Thomas Muller u mundua të shënonte në mënyrë sensacionale, por tentativa e tij u prit nga portieri dhe nga topi i kthyer, sulmuesi polak në flakë këtë sezon, shënoi për 1-1 në minutën e 34-t.

Shikoni golin në videon e mëposhtme. /Periskopi.com/

Olympiacos shokon Bayernin, shënon dhe kalon në epërsi kundër bavarezëve

Periskopi.com Sporti

Olympiacosi ka kaluar në epërsi si nikoqir i Bayern Munichut në ndeshjen e fazës së grupeve në Champions League, të martën mbrëma.

Pas një kundërsulmi të shpejt, Tsimikas harkoi në mënyrë brilante në zonë duke gjetur El Arabin i cili realizoi me kokë, pasi Manuel Neuer nuk arriti ta mbajë topin larg vijës së portës.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/