Anëtarët e LDK’së e VV’së në KQZ tallen me partinë e Milaim Zekës: Ka me na marrë gjysmën e votave

Periskopi.com Lajme

Ende pa nisur aktivitetin, madje që në mbledhjen ku u miratua regjistrimi i partisë së Milaim Zekës, anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) janë tallur me Partinë Euroatlantike të Kosovës (PEK).

Në mbledhjen e mbajtur sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, përveç partisë së themeluar nga deputeti mashtrues, Milaim Zeka, u regjistruan edhe dy parti të tjera: Partia Demokratike e Diasporës dhe Partia Balliste.

Por, kur u njoftua për miratimin e regjistrimit të PEK-ut si parti në Kosovë, plasën të qeshurat dhe ironitë.

Ato i nisi përfaqësuesi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sami Hamiti.

“Adnan, mos qesh se gjysën e votuesve ka me na i marrë”, i tha Hamiti i LDK-së, zyrtarit të Vetëvendosjes, Adnan Rrustemit.

Rrustemi ia ktheu po ashtu me ironi.

“Veç gjysmën a?”, ia kthen Rrustemi, teksa ironia e tyre me partinë e Milaim Zekës shkaktojnë të qeshura tek pothuajse të gjithë pjesëtarët e kësaj konference.

Ndiqeni nga minuta e 5’të: