BBC shkruan për priftërinjtë pedofilë, njëri ndër ta është edhe prifti që ishte strehuar në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës kishte raportuar se kishte arrestuar në Pejë një qytetar britanik në bazë të urdhëresës ndërkombëtare evropiane, të lëshuar nga Britania e Madhe – Divizioni Kundër Krimit të Organizuar.

Shtetasi i Anglisë, ishte arrestuar në Rr. “Ramiz Xhema”, me dyshimet që ka kryer veprën penale të pedofilisë, ishte bërë e ditur nga policia e Kosovës, në vitin 2016.

Siç ishte raportuar atëherë, edhe pse qytetarët e Pejës e njihnin me emrin Andrew, emri i vërtetë i tij është Laurence Soper dhe ai ka banuar për 10 vite me një shtëpi në Pejë.

“Askush nuk e din saktësisht me çka është marrë, pasi ka qenë i ndrojtur”, kishte thënë një qytetar i Pejës.

Dhe emri i tij është rikthyer në vëmendjen e mediave britanike, përkatësisht mediumit prestigjioz BBC edhe gjatë ditës së enjte, përcjell Telegrafi.

Siç shkruan ky medium, një grup priftërinjsh pedofilë silleshin “si mafia”, duke abuzuar dhjetëra djem të rinj në një shkollë në Londrën perëndimore gjatë një periudhe 50 vjeçare, thotë një raport.

Shkolla e Shën Benediktit, Ealing, u përshkrua si një “vend i zymtë dhe i egër” nga Hetimi i Pavarur në Abuzimin Seksual të Fëmijëve (IICSA).