Ndeshja më e çmendur sot: 7 minuta për rikthimin më sensacional (VIDEO)

Periskopi.com Sporti

Sot, me fillim nga ora 10:00 u luajt ndeshja mes Perth Glory dhe WS Wanderers në Australi.

Deri në minutën e 79-të, vendasit ishin në disavantazh prej dy golave, ndërsa në minutën e 86-të ata e panë vetën në epërsi 4 me 3.

Fillimisht, në pjesën e parë shënoi Yeobah (39′), dyfishoi rezultatin Bonevacia (67′).  Castro (70′) i Gloryt ngushtoi diferencën, para se Majok (77′) të shënonte për 1 me 3.

Por më pas filloi rikthimi sensacional. Franjic (79′) dhe Keogh (82′) barazuan rezultatin, derisa goli i fitores u shënua pas një penalltie, që vetëm e tillë nuk duhej të ishte. Juande (86′) u tregua i saktë nga 11-metërshi.

Perth Glory renditet e para me 32 pikë, kurse mysafirët në vendin e nëntë me tetë pikë. /Periskopi

Sarri e nis me fitore aventurën te Chelsea (Video)

Periskopi.com Sporti

Chelsea ka fituar me rezultat 1-0 ndaj Perth Glory në një ndeshje të karakterit miqësor

Maurizoi Sarri erdhi në krye të Chelseat javë më parë, ndërsa sot zhvilloi ndeshjen e parë si menaxher i klubit nga Londra, shkruan Periskopi.

Chelsea luajti kundër Perth Glory ku shënoi fitore me rezultat minimal 1-0.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Pedro Rodriguez në minutën e pestë.

Në këtë takim debutoi edhe transferi i Chelseat, mesfushori italian Jorginho, ndërsa Sarri luajti me formacionin 4-3-3./Periskopi.