Feston lirimin nga burgu, arrestohet përsëri këngëtari i famshëm

Periskopi.com Showbiz

Pete Doherty i cili pak ditë më parë u arrestua në Paris për drogë, është prangosur sërish pas një sherri të ndodhur në një lokal derisa po festonte për lirimin nga burgu.

Këngëtari britanik u ndalua pasi u fut në një sherri në gjendje të dehur me disa persona.

 

 

Këngëtari 40-vjeçar u arrestua në rrethin e kryeqytetit francez pasi bleu kokainë në orët e para të mëngjesit të së premtes dhe u dënua me gjobë .

Pasi u lirua nga paraburgimi, ai doli për të festuar dhe mori një kombinim të alkoolit, valiumit dhe pilulave të gjumit, tha avokati i tij Arash Derambarsh.

Doherty atëherë mendohet se kishte filluar në një debat me dy persona në rrugë, gjë që çoi në ri-arrestimin e tij.

Kujtojmë që Doherty ishte në lidhje me modelen e njohur, Kate Moss.