SHBA-ja konfirmon se ka vrarë liderin e Al-Kaedas

Periskopi.com Lajme

Shtëpia e Bardhë, ka njoftuar se gjatë një operacioni kundër terrorizmit, në Jemen, është vrarë lideri i organizatës terroriste Al-Kaeda në Gadishullin Arabik, Qasim al-Rimi.

Në një deklaratë me shkrim Shtëpia e Bardhë, njoftoi se “SHBA-ja me urdhër të presidentit Donald Trump, zhvilloi një operacion kundër terrorizmit, në Jemen, ku u vra themeluesi dhe lideri i organizatës terroriste Al-Kaeda në Gadishullin Arabik, Qasim al-Rimi”.

“Rimi i ishte bashkuar Al-Kaedas në vitet 1990-të dhe ka punuar me Osama bin Ladenin. Organizata terroriste Al-Kaeda nën udhëheqjen e Rimit në Gadishullin Arabik ka kryer sulme të pandërgjegjshme kundër civilëve, në Jemen. Gjithashtu, kjo organizatë ka kryer edhe shumë sulme kundër SHBA-së dhe forcave tona”, thuhet në deklaratë.

Më tej në deklaratë theksohet se vrasja e Al-Rimit në operacionin në fjalë do të dobësojë praninë e Al-Kaedas në Gadishullin Arabik dhe në të gjithë botën dhe se është bërë një hap përpara në eliminimin e këtyre organizatave që kërcënojnë sigurinë kombëtare të SHBA-së.

“Me vrasjen e Rimit interesat tona dhe aleatët tanë janë më të sigurt. Ne do të vazhdojmë të mbrojmë popullin amerikan, duke ndjekur gjurmët dhe duke eliminuar këto terroristë që përpiqen të na dëmtojnë”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë

 

Haradinaj: Vrasja e liderit të al Qaeda, lajm i mirë dhe pozitiv për paqen

Periskopi.com Lajme

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, e ka quajtur lajm të mirë konfirmimin zyrtar nga Ëashingtoni se udhëheqësi i grupit terrorist al Qaeda në Gadishhullin arabik Qassim al-Rimi, është vrarë.

Haradinaj thotë se Kosova me nder e përkushtim qëndron përkrah ShBA-së në luftën kundër terrorizmit, përcjell Periskopi.

Postimi i Haradinajt në Facebook

 

Konfirmimi zyrtar nga Uashingtoni se Qassim al-Rimi, udhëheqësi i grupit terrorist al Qaeda në Gadishullin Arabik është vra në sulmin ajror në Jemen, është një lajm i mirë dhe shumë pozitiv për paqen dhe sigurinë anembanë botës.

Kosova, me nder dhe përkushtim, qëndron përkrah ShBA-së, në luftën e saj kundër terrorizmit si dhe angazhimit për sigurimin e një bote të lirë, demokratike e paqësore.