Shënohet goli më i shpejtë në histori të Serie A, ja për sa sekonda

Periskopi.com Sporti

Lideri i Serie A, skuadra e Milanit sot për kërkon fitoren e radhës ndaj Sussuolos, për të qëndruar edhe me tej në pozitën e parë të Serie A, shkruan Periskopi.

Megjithatë, në këtë takim ka ndodhur dicka e paharrueshme, kjo pasi u shënua goli më i shpejtë në historinë e Serie A.

Ishte mesfushori portugez, Leao, i cili shënoi pas 6.2 sekondash.

Goli mposht rekordin e Paolo Poggi, rekord ky që qëndron që nga viti 2001. /Periskopi.

Milani zyrtarizon transferimin e Rafael Leaos – ai është i shpejtë, teknik dhe vrasës i vërtetë para portës

Periskopi.com Sporti

Milani ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin me sulmuesin e talentuar, Rafael Leao nga Lille.

Rossonerët kanë zyrtarizuar transferimin e ri në këtë afat kalimtar. Bëhet fjalë për talentin portugez, Leao, i cili ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare, transmeton Periskopi.

Njoftimi i këtij transferimi ka ardhur nga vet Milani me anë të rrjeteve sociale, ndërsa shifra e transferimit mendohet të jetë 30 milionë euro.

“AC Milan është i lumtur të njoftojë se klubi ka arritur një marrëveshje me LOSC Lille për blerjen e sulmuesit portugez Rafael Alexandre da Concei Leao”.

“Sulmuesi 20-vjeçar bashkohet me kuqezinjtë në një marrëveshje pesë-vjeçare”, thuhet në njoftimin e Milanit.


Më poshtë Rossonerët kanë dhënë edhe disa të dhënë për 20-vjeçarin, i cili ka debutuar më 2017 me Sportingun, ndërsa në verën e vitit 2018 ai iu bashkua Lille në Francë, ku shënoi 8 gola në 26 ndeshje.

Ai gjithashtu ka luajtur me ekipet e të rinjve të Portugalisë duke filluar nga U16 deri në U21 dhe fitoi Kampionatin Evropian U-17 në 2016.

Shikoni aftësitë dhe golat e tij në videon e mëposhtme. /Periskopi.com/

Milani më në fund bën “boomin” e madh – siguron top lojtarin për 35 milionë euro

Periskopi.com Sporti

Sipas RMC Sport, por që lajmi ishte bërë me dije që përpara dy ditësh nga mediat italiane, Milani thuajse ka kryer goditjen Rafael Leao, sulmuesi i Lille në kampionatin francez.

Është gazetari francez Mohamed Bouhafsi ai që lëshon bombën: “Vetëm nëse nuk ka ndryshim plani, sipas burimeve pranë lojtarit, Rafael Leao do të bashkohet me Milanin orët në vazhdim për 35 mln euro”, transmeton Periskopi.

 

“Futbollisti pritet për vizitat mjekësore”. Lille ka këmbëngulur sidomos për Thiago Djalo, që do të bashkohet me francezët për shifrën 5 mln euro, edhe pse operacioni nuk është i lidhur bashkë.

Lille ka vendosur edhe 20% të rishitjes nga ana e Milanit. Vizitat mjekësore priten në fundjavë”. /Periskopi.com/