Shefi i ushtrisë kroate: Gjithmonë do të jemi krah Kosovës (Video)

Periskopi.com Lajme

Mirko Shundov, shefi i ushtrisë kroate, po qëndron për vizitë në Kosovë. Ai ka thënë se bashkëpunimi mes Kosovës dhe Kroacisë do të vazhdojë në fushën e sigurisë, me qëllim të forcimit të paqes në rajon. Ai ka dalë në një konferencë për media, bashkë me shefin e ushtrisë shqiptare, gjeneralin Rrahman Rama.

Me këtë rast, edhe gjenerali Rama ka vlerësuar lart kontributin e Kroacisë në bashkëpunimin me FSK’në.  Rama ka thënë se FSK është pjesë e të gjitha ushtrimeve ku është edhe Kroacia.

“Jemi pjesë në të gjitha aktivitetet që ka ushtria kroate dhe do të jemi pjesë edhe në të ardhmen për bashkëpunimin rajonal”, ka thënë Rama.

Ndërkohë, Shundov, ka siguruar Kosovën për bashkëpunim të mëtutjeshëm, e sdisomos në fushën e sigurisë.

“Gjithmonë do të ekzistojë bashkëpunimi mes nesh me qëllim përparimin e dy shteteve. Do të bashkëpunojmë edhe për forcimin e kapaciteteve të FSK-së, krejt kjo me qëllim të bashkëpunimit dhe forcimit të paqes në rajon”, ka thënë Shundov./Periskopi/