Haradinaj: Nuk e di pse Thaçi paralajmëroi skllotë

Periskopi.com Lajme

Kryeministri Ramush Haradinaj i është përgjigjur presidentit Hashim Thaçi për statusin e djeshëm për borën, duke  thënë se e ka të vëshitrë të komentojë atë skrim , pasi ka kohë që nuk është takuar me të.

“Shumë vështirë e kam me komentu atë që ka paralajmëruar Presidenti. Ne kemi kohë që nuk jemi takuar po e di për çka ka menduar konkret. Ne po punojmë në materien e një marrëveshje, po vëmë çdo gjë për arritjen e një marrëveshje përfundimtare”, tha Haradinaj, transmeton Periskopi.

Tutje, Haradinaj  shtoi se borën e ka përmendur shkaku që nuk do që t’i përziej ngjarjet, duke përmendur edhe grevat.

“Unë borën e kom përmend shkaku qe s’kam dasht ngjarjet me i përzi. Nuk muj me i komentu të tjerët çka po thonë me këtë borë. Greva është rezultat i ligjit është normale me pas sepse kurrë s’kemi pas ligj për grevat”, tha ai.

Presidenti dje shkroii në Facebook se ‘’Bora ka zënë të shkrihet shpejt… Uroj të mos bëhet skllotë’’. Ky reagim i tij erdhi para ditë më parë Haradinaj kur ishte pyetur për taksën kishte thënë se ‘dikur do të shkrihet bora’./Periskopi/