Gjykata dënon Mihal Kokëdhimën, pronarin e restorantit që sulmoi turistët spanjollë

Periskopi.com Lajme

Pas një seance në Gjykatën e Shkallës së Parë tashmë për Kokëdhimën u dha një vit burg nga Gjykata e Vlorës.

Kujtojmë që Mihal Kokëdhima, pronari i lokalit në Porto Palermo, sulmoi makinën e turistëve spanjollë.

Për Kokëdhimën u ngrit akuza e “Kanosjes” dhe “Dëmtim të pronës me dashje”, njofton AbcNews përcjellë Klan Kosova.

Kujtojmë që Mihal Kokëdhima, pronari i lokalit në Porto Palermo, sulmoi makinën e turistëve spanjollë.

Për Kokëdhimën u ngrit akuza e “Kanosjes” dhe “Dëmtim të pronës me dashje”, njofton AbcNews.

Gjilanasja arrestohet pasi sulmoi familjarin e saj

Periskopi.com Lajme

Policia në Gjilan ka arrestuar një femër si e dyshuar se e ka sulmuar fizikisht një mashkull.

Rasti nga Policia është raportuar si dhunë në familje ndërsa nuk sqarohet se cilat janë raportet në mes sulmueses dhe të sulmuarit.

Me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

 

Përjetuan tmerrin nga pronari i restorantit, turistët spanjollë tregojnë nëse do ta vizitojnë prapë Shqipërinë

Periskopi.com Lajme

Pronari i një restoranti në ‘Porto Palermo” të Himarës, i cili një ditë më parë sulmoi dhe kanosi një grup turistësh spanjollë që nuk preferuan të drekojnë në lokalin e tij, u vu në pranga nga policia e Sarandës.

Në bisedën me vetë turistët, ministri i Turizmit, Blendi Klosi kërkoi ndjesë për incidentin.

Megjithatë, edhe pse situata e kaluar një ditë më parë ishte e sikletshme familja spanjolle, vlerësoi gatishmërinë e policisë për ndërhyrjen dhe siguruan se do të kthehen sërish në Shqipëri për ta njohur atë më mirë.

“Ne do të kthehemi përsëri për ta njohur më mirë vendin. Njohim shumë njerëz të mirë këtu mes tyre edhe shoferi dhe guida tonë që bënë çmos për të na shpëtuar. Faleminderit guidës, faleminderit qeverisë që u kujdes për ne”, ka thënë turisti spanjoll.

Veç turistëve 51- vjeçari ka dëmtuar edhe furgonin e guidës. Mbi të tashmë rëndojnë akuzat e kanosjes dhe shkatërrimit të pronës.

Sulmon vajzën me të cilën bashkëjetonte

Periskopi.com Lajme

Një person pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Personi i komuniteti egjiptian më herët kishte bashkëjetuar me viktimën e cila po ashtu i takon komunitetit egjiptian.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari është  arrestuar dhe pas intervistimit me vendim te prokurorit dërgohet në mbajtje.

 

 

Çifti sulmohet nga ariu, i shpëtoi goditja në sy (Foto)

Periskopi.com Lajme

Një person ka arritur që të mbijetojë nga dyluftimi me ariun. Ai e fitoi dyluftimin me ndihmën e të dashurës së tij, e cila bërtiste duke i thënë që ta godasë ariun në sy.

Andi Bauer, 26 nga Gjermania dhe Lara Booth, 23 vjeçare nga Britania e Madhe, kishin dalë për shëtitje në malet e Rumanisë, kur e gjetën vetën një metër larg një ariu me dy këlyshë, raporton Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Ariu, i cili i sulmoi çiftin për vetëmbrojtje, ia ka lënduar këmbën, duke e lënë të gjakosur.

Ai u shpëtua falë të dashurës së tij, e cila gjatë kohës sa ai po përballej me ariun, ajo i bërtiti disa herë që ta sulmonte ariun në sy.

Mrekullisht, ariu u largua kur u sulmua në sy dhe çifti i shpëtuan vdekjes.

Kujdes, pamje të rënda.

Arrest shtëpiak për personin që kërcënoi Inspektorët Komunal në Pejë dhe sulmoi policët

Periskopi.com Lajme

Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj të pandehurit D.G.

I dyshuari më 20 maj rreth orës 14:20, në Pejë, ka sulmuar dhe kanosur seriozisht personat zyrtar në lidhje me detyrat zyrtare dhe atë dy zyrtarë policor pranë Stacionit Policor në Pejë, në atë mënyrë që pasi të dëmtuarit kishin shkuar për asistim sipas kërkesës së Inspektorëve Komunal, i pandehuri ka kundërshtuar shoqërimin e tij për në polici, po ashtu ka rezistuar arrestimin e tij e më pas i ka sulmuar me duar zyrtaret policor duke i kapur për fyti dhe për uniform ashtu që zyrtarët policor ndaj të njëjtit janë detyruar të përdorin forcë dhe pas arrestimit ka përdorë fjalë kanosëse ndaj të dëmtuarve “keni me ma pa sherrin, ka me ju vra”.

Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Të pandehurit i është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Nuk i la punëtorët e KEDS-it t’i vendosnin shtyllat, arrestohet në Drenas

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës ka arrestuar dje në Drenas një të dyshuar pasi që i njëjti ka penguar punëtorët e KEDS-it në vendosjen e disa shtyllave elektrike.

Pasi policia I ishte përgjigjur rastit pëersoni në fjalë ka penguar edhe zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës.

I dyshuari pastaj është arrestuar. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.