Rita Ora me tatuazh të ri (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Rita Ora ka pasur një fundjavë aktive, edhe pse ishte duke pushuar. Këngëtarja nga Kosova tërhoqi vëmendjen me pozën me bikini, të cilën e shpërndau në rrjetet sociale.

Ndërsa më pas, gjatë të dielës, ajo e ka vizituar një artist tatuazhesh për të shtuar edhe ca vizatime në trupin e saj.

Të njëjtat, biondja e famshme i ka shpërndarë në Instagram duke u treguar fansave të saj për tatuazhet e reja.

Një gjysmëhënë të vogël në krah dhe një kryq delikat në dorë, janë tatuazhet e reja të 29-vjeçares, e cila është e njohur për artin trupor.

Gjatë fundjavës që lamë pas, Rita e ka vazhduar argëtimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke marrë pjesë në festën e ditëlindjes të shoqes së saj, Sarah Barthel, në Beverly Hills.

Prostituta gjendet gjysmë e djegur dhe e vdekur në parkun francez

Periskopi.com Lajme

Mediat franceze raportojnë se një prostitute 37-vjeçare është gjetur e vdekur ditën e Krishtlindjes në parkun Mougins.

Raportohet se trupi i gruas ishte pjesërisht i djegur dhe i zhveshur, duke shtuar se kufoma i përkiste një prostitute nga Evropa Lindore.

Sipas mediave franceze, pas këqyrjes së trupit të kufomës prokurorja e çështjes Fabienne Atzori tha se kishin zbuluar identitetin e saj. Gruaja kishte lindur në vitin 1982 dhe jetonte në rajonin e Grassës.

Një tjetër detaj që ekspertiza mjeko-ligjore kishte zbuluar në trupin e viktimës ishte emri i një mashkulli shqiptar, që e reja e kishte bërë tatuazh në krahun e tij.

Fansi bën veprimin e pa pritur për Melindën

Periskopi.com Showbiz

Melinda është kthyer në një nga artistet e preferuara tek publiku.

Melinda Ademi ende nuk ka mbushur një vit të plotë në skenën e muzikës shqiptare por kanë mjaftuar disa hite nga ajo për ta rikthyer në një nga artistet e preferuara, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja dje kishte mbajtur një koncert dhe pas përfundimit është takuar me një fans të saj i cili ka befasuar këngëtaren me veprimin e bërë.

Fansi kishte shkruar emrin e Melindës në dorën e tij.

Ndryshe, kënga e fundit e saj titullohet ‘A po don pak’ dhe tani numëron mbi dy milionë klikime në Youtube.

S’ka që e ndal Dafina Zeqirin, bën edhe një tjetër tatuazh

Periskopi.com Showbiz

Dafina Zeqiri e ka shtuar edhe një tjetër tatuazh në trupin e saj.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka marrë vendim që në trupin e saj ta shtojë edhe një tjetër tatuazh.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo nëpërmejt një postimi në Instastory ku ka zbuluar se tatuazhin e ri e ka bërë në këmbë.

Panairi i Tatuazhit në Moskë. Mijëra “artistë të trupit” zbarkojnë në Rusi (Foto)

Periskopi.com Fun

Mijëra persona të fiksuar pas tatuazheve kanë “pushtuar” Moskën këto ditë, për të qenë të pranishëm në “Panairin Rus të Tatuazhit”.

Festivali 2-ditor nisi të shtunën dhe “artistët e trupit” u bënë bashkë për të treguar se sa në ekstrem e kanë çuar vizatimin e fizikut.

Në panair marrin pjesë Nikko Hurtado, Ami James, Nissaco, Gakkin dhe shumë të tjerë.

Dafina Zeqiri bën tatuazhin më gjigant që keni parë, e dini ku? (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Dafina Zeqiri është një nga këngëtaret shqiptare më të fiksuara pas artit të tatuazhit. Ajo ka disa tatuazhe në trupin e saj por me sa duket ato nuk mjaftojnë.

Këngëtarja publikoi disa video në Instastory me anë të cilave ka bërë të ditur se koleksionit të saj të tatuazheve në trup, po i shtohet edhe një tjetër.

Dafina ka zgjedhur një artist nga Tirana për ta bërë një prej tatuazheve më të mëdha që ka në trup.

Ajo ka mbushur këmbën e majtë me një tatuazh super gjigant që vetëm nëse e shihni do të surprizoheni.

Në pamje të parë ngjan me një gjarpër ose dragua, megjithatë mbetet ta shohim.

 

Tatuazh te të pasmet, Enca publikon pamjet

Periskopi.com Showbiz

Këngëtarja Enca Haxhia është një ndër vajzat më të komentuara në showbiz-in shqiptar. Së fundmi është përmendur në mediat rozë për postimet e fotove të saj të fundit në “Instagram”, ku shfaqej mjaft provokuese.

Por mbrëmë këngëtarja i ka habitur ndjekësit e saj teksa ka postuar një video ku shoqja e saj i vizaton të pasmet, të cilat i tregon edhe në kamera.

“Duke bërë tatuazh prapanicën time”, shkruan Enca.