Man United fton të riun në skuadrën e parë pasi stafi mbetet i shokuar nga statistikat e tij

Periskopi.com Sporti

Qendër-mbrojtësi i ri, Teden Mengi u stërvit me skuadrën e parë të Manchester Unitedit të hënën, pasi u vëzhgua nga trajneri Ole Gunnar Solskjaer.

18-vjeçai më në fund e ka shijuar skuadrën seniore, pasi tregoi formë të jashtëzakonshme në stërvitje, transmeton Periskopi.

Djaloshi nga Mançesteri ka pasur mundësinë t’i tregojë aftësitë, njejtë si Brandon Williams dhe Mason Greenwood në skuadrën e parë.

Stafi i trajnerëve në “Old Trafford”, sipas “The Sun”, ishte i fascinuar nga shpejtësia e tij në stërvitje.

Në matjet që janë bërë në vrapimet individuale gjatë kohës sa ishte futbolli i pezulluar, Mengi thuhet se ka regjistruar kohën e katërt më të shpejtë në tërë klubin.

Vetëm Jesse Lingard, Axel Tuanzebe dhe Daniel James ishin më të shpejtë se tinejxheri në testin e shpejtësisë. /Periskopi.com/