Modelja e njohur tregon tmerrin që ka kaluar prej gjoksit të madh (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Modelja Ashley James ka habitur me një rrëfim të saj. Ajo ka treguar se për të nuk ka qenë diçka e mirë që ka një gjoks të madh.

Madje kjo gjë shpesh herë e ka futur në telashe atë. Modelja ka treguar se shumë herë dënohej në shkollë për këtë gjë.

Sipas saj përmasat e gjoksit kanë qenë një tragjedi e madhe për të. Ajo është dënuar në shkollë, pasi përqafonte vëllanë e saj, pasi e cilësonin si sjellje imorale.

Modelja ka deklaruar: “Merrja dënime edhe kur përqafoja vëllain tim, gjithmonë trajtohesha si imorale për shkak të madhësisë së gjoksit dhe të formave të tjera.”

Mesa duket të pasurit një gjoks të madh paska rezultuar një “fatkeqësi” për modelen. Ndërkohë shumica e femrave ëndërrojnë të kenë një gjoks të madh.

 

Në moshën 23 vjeçare vdes fotografi që dokumentoi tmerret e sirianëve

Periskopi.com Lajme

Anas al-Dyab, fotografi sirian dhe anëtari i grupit të kërkimit dhe shpëtimit vullnetar i njohur si Helmetë e Bardhë, vdiq të dielën. Ai ishte 23 vjeç.

Grupi humanitar, i njohur zyrtarisht si Mbrojtja Civile e Sirisë, përshkroi al-Dyabin si një hero dhe një aktivist, i cili kaloi vite duke dokumentuar tmerret e sirianëve përballë regjimit të Bashar al-Assad dhe forcave ruse, përcjellë Indeksonline.

Fotografia e Al-Dyab shpesh kapi shkatërrimin dhe tragjedinë e luftës. Por ajo gjithashtu tregoi njerëzimin dhe guximin e njerëzve që jetuan në prag të tij.

 

Kosovari rrëfen tmerrin që përjetoi në aeroplanin Prishtinë-Basel: Lindëm për të dytën herë

Periskopi.com Lajme

“Një grua është dëmtuar shumë në kokë dhe ka pas gjakderdhje, ndërsa një pasagjer që ishte ulur afër meje pasi iu është këputur rripi i sigurisë ka fluturuar afër një meter”, thotë për albinfo.ch, Enver Hoxha, pasagjer në incidentin e aeroplanit Prishtinë-Bazel.

Enver Hoxha 36 vjeçar nga Ferizaj, i cili jeton në kanton Bernë, së bashku me dy motrat dhe dhëndrin vetëm një ditë me parë kishin shkuar në Kosovë për një rast vdekje familjare. Derisa po ktheheshin për në Zvicër, për pak sa i shpëtuan një fatkeqësie tragjike. Ata ishin dëshmitarë të tmerrit që përjetuan të dielën në mbrëmje 121 udhëtarë në aeroplanin Boeing i kompanisë AKL Airlanes që po fluturonte nga Prishtina për në Bazel, shkruan albinfo.ch.

Nga turbulencat që ndodhën rreth gjysmë ore para uljes së aeroplanit në aeroportin e Bazelit, mbi dhjetë udhëtarë janë dërguar në spitalin e këtij qyteti.

Enver Hoxha,  rrëfen për “albinfo.ch” në detaje rastin që ndodhi në aeroplan: “Jemi lindur për të dytën herë”, thotë ai. “Kanë qenë momente kur e sheh vdekjen me sy. Kishte burra, gra dhe fëmijë. Frika na kishte kapluar të gjithëve. Kishte bërtitma të njerëzve dhe të qara”, shpjegon ai për “albinfo.ch”.

Enveri tregoi se aeroplani kishte turbulence të mëdha. Janë thyer mbrojtëset e karrigeve dhe shumë pasagjerëve iu janë këputur rripat e sigurisë. “Një grua është dëmtuar shumë në kokë dhe ka pas gjakderdhje, ndërsa një pasagjer që ishte ulur afër meje pasi iu është këputur rripi i sigurisë ka fluturuar afër një metër”, tregon ai, duke shtuar se turbulencat kanë zgjatur vetëm disa minuta, por frika tek njerëzit ishte e madhe derisa ata zbritën në tokë.

Ekuipazhi i aeroplanit thotë ai gjatë tërë kohës kanë biseduar dhe janë munduar t’ju dalin në ndihmë dhe t’i qetësojnë udhëtarët. Më të zbritur në Bazel kanë qenë të pranishëm ambulance dhe zjarrfikës të shumtë. “Fatmirësisht ne nuk kemi pas nevojë për trajtime mjekësore, por ata që ishin të lënduar, janë dërguar menjëherë për në spitalin e Bazelit”, shton tutje ai për albinfo.ch.

Ndonëse ende nuk iu është larguar paniku, Enveri shprehet se do të udhëtojë sërish me aeroplan për në Kosovë. “Do të udhëtoj edhe me aeroplan dhe me çdo mjet tjetër sa herë që të me merr malli për Kosovë”.

 

Policja që humbi gishtat tregon tmerrin: Kapsolla më ra në trup, u mundova ta heq por shpërtheu

Periskopi.com Lajme

Ina Nuku, vajza 24 vjeçare që humbi dy gishtat e dorës së djathtë në protestën e sotme në parlament ka treguar për herë të parë tmerrin e përjetuar këtë të enjte.

Në një rrëfim për emisionin “Open” në Top Channel, efektivja e forcave “Shqëiponja” është shprehur se ka qenë në rreshtin e dytë të kordonit të policisë kur ka ndodhur e gjithë ngjarja.

Ishim me shërbim te Parlamenti për protestën. Situata agravoi dhe turma nisi të shtynte. Isha në rreshtin e dytë dhe një nga këto plasëset më ra në trup dhe u mundova ta shmang me dorën e djathtë, pasi e kisha në pjesën e qafës”, tregon Nuka.

 

 

Ish-lojtari i Barcelonës tregon rrëfimin tronditës: Nuk më dhanë shtëpi, flija në qendrën stërvitore

Periskopi.com Sporti

Alex Song ka rrëfyer tmerrin që kishte përjetuar në Rusi te skuadra e Rubin Kazanit, para se të largohet në Zvicër.

Alex Song, ish-lojtari i Barcelonës dhe Arsenalit, nuk ka përjetuar aventurë të mirë në kampionatin rus te klubi i Rubin Kazanit.

Mesfushori nga Kameruni tani është pjesë e Sionit në Zvicër, por nuk ka harruar tmerrin që ka përjetuar në Rusi.

“Nuk mund t’u tregoja njerëzve se nuk ishte mirë, më duhej të thosha se gjithçka ishte në rregull, sepse nuk doja që ata të shqetësoheshin. Duhet të isha pozitiv dhe të mos i bëja njerëzit e tjerë të ndihen keq, veçanërisht gruaja ime dhe dy djemtë në Londër”, ka thënë Song.

“Kur nënshkruam së pari, më thanë se do të më jepnin një shtëpi. Por shkoi një muaj, dy muaj, gjashtë muaj dhe nuk kisha një shtëpi. Pastaj më çuan nga hoteli në një dhomë në fushën e stërvitjes dhe më duhej të jetoja aty dhe kjo ndodhi tre muaj pasi shkova në Kazan”.

“Ata më thoshin se duhej të prisja që shtëpia të mbaronte, por një ditë fola me një grua që kishte për qëllim projektimin e shtëpive dhe më tha se askush nga klubi nuk e kishte kontaktuar”, shtoi ai.

“Fusha e trajnimit ishte në rregull, por nuk është si kur jeton në shtëpi. Ishte edhe më keq se në hotel. Dhoma ime në fushën e treningut ishte e mirë edhe pajisjet ishin të mira, por nuk është mirë për një futbollist. Nuk mund të relaksohesh”.

Image result for alex song rubin kazan

”Të gjithë ose kishin një shtëpi ose u larguan nga klubi. E kaloja kohën i ulur në dhomën time dhe kurrë nuk i ndezja dritat…. ulesha i vetëm në kompjuterin tim, pa TV, sepse nuk kuptoja asgjë nga televizionet ruse. E gjithë jeta ime ishte vetëm kompjuter dhe telefon, dhe kjo nuk ishte e shëndetshme”.

“Për të qenë i sinqertë, nuk e di pse nuk i kam ndezur dritat. Ato punonin, por unë mendoj se ndjehesha i përulët dhe i vetëm për atë qëndroja ashtu”, theksoi mes tjerash njeriu që e veshi fanellë e Barcelonës dhe ndau fushën dhe gjithçka me Lionel Messin në 65 ndeshje, i cili shënoi edhe një gol, sa për ta mbajtur mend gjatë gjithë jetës se ka luajtur për një klub historik.

Related image

31-vjeçari pjesën më të madhe të karrierën e ka kaluar te Arsenali. Ai e veshi pë 7 sezone fanellën e Topçinjve, duke bërë 215 paraqitje në të gjitha garat, teksa ka realizuar edhe 10 gola.

Song ka luajtur dy sezone i huazuar edhe për klube si Charlon Athletic dhe West Ham United, derisa para se të shkojë te Arsenali në vitin 2005, një sezon e ka veshur edhe fanellën e klubit të Bastias në Ligue 1 në Francë./Periskopi/

Pasagjerët shohin tmerr me sy, masiv shkëmbinjsh rrëshqasin drejt autobusit

Periskopi.com Lajme

Pasagjerët e një autobusi panë tmerr me sy ndërsa një masiv shkëmbor për pak sa nuk i zuri poshtë.

Autobusi mbeti i bllokuar në mal në Filipine ndërsa shoferi dëgjoi rrëshqitjen e masivit.

Menjëherë ai lëvizi mjetin prapa në kohë rekord duke shpëtuar pasagjerët.