Goma e makinës rrokulliset dhe shpërthen si bombë në tunelin e Kalimashit (Video)

Periskopi.com Lajme

Një fenomen i pazakontë ka ndodhur në tunelin e Kalimashit, ku një gomë makine teksa po rrotullohej në njërën anë të tunelit ka shpërthyer brenda në tunel.

Shpërthimi për arsye të panjohura ishte si shpërthimi i bombës.

Momenti i shpërthimit të gomës është filmuar nga një qytetar i Kosovës teksa udhëtonte drejt bregdetit.

Mbyllet për qarkullim tuneli i Kalimashit për kthim në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Është mbyllur për qarkullim tuneli i Kalimashit për kthim nga Miloti në Kukës.

Qarkullimi po bëhet vetëm te njëra anë e tunelit me dy kahje.

Arsyeja e kësaj kanë qenë punimet që po bëhen në këtë anë të tunelit

 

Kalimi i Tunelit të Kalimashit vetëm përmes njërit tub

Periskopi.com Lajme

Tubi verior i tunelit të Kalimashit është bllokuar dhe nuk mundëson kalimin e automjeteve.

Shoqëria koncesionare e Rrugës së Kombit, “Kastrati& Salillari”, ka nisur nga Tuneli i Kalimashit ndërhyrjet për mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e aksit rrugor Milot-Morinë. Prej ditësh po kryen punime rehabilituese dhe mirëmbajtëse edhe në tunelin Kalimash-Thirrë, pikërisht në tubin verior të saj, ose atë në drejtimin Kukës-Tiranë. Për shkak të ndërhyrjeve deri në përfundimin e punimeve, të gjitha kalimet do të kryhen vetëm me dy drejtime lëvizjeje në tunelin e jugut, raporton korrespodenti i Kohës Ditore në Shqipëri.

Sipas përgjegjësit të tunelit, Klajdi Gorreja, do të punohet edhe për përmirësimin e sistemeve elektrike, elektronike dhe mbrojtjes ndaj zjarrit të cilat do të jenë automatike.

“Shoqëria koncesionare ka nisur procesin e pastrimit të mureve, tavanit, trotuareve dhe rrugës të njërit tub të tunelit. Momentalisht po punohet në tubin e veriut dhe trafiku normalisht është devijuar komplet në tunelin e jugut. Për trafikun janë marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar një siguri maksimale për të gjithë përdoruesit e rrugës. Është përshtatur sinjalistika elektronike e tunelit si dhe është vendosur sinjalistikë plotësuese për një mbarëvajtje të sigurt të trafikut. Punimet në tunel do të zgjasin disa ditë. Jemi duke punuar me ritme të larta dhe punimet do të kenë efekt që nga ndriçimi, siguria, ventilimi… Pas procesit të larjes së dy tubave të tunelit do të fillojnë investimet në të gjithë sistemet elektrike dhe elektronike që nga sistemi i kamerave, monitorimit, detektimit dhe mbrojtjes nga zjarri. Të gjitha sistemet në dy tunelet do të përmirësohen me teknologji bashkëkohore dhe çdo gjë do të jetë automatike, dhe kjo do të sjellë më shumë siguri në tunel”, ka deklaruar Kjadi Gorreja, përgjegjës i Tunelit.

Për kryerjen e punimeve rehabilituese shoqëria koncesionare ka të angazhuar rreth 50 punëtorë, ndërkohë që pranë traut të pagesës po përgatitet edhe sheshi i parkimit të flotës për mirëmbajtjen dimërore të Rrugës së Kombit. Shoqëria i ka kërkuar qytetarëve që të respektojnë sinjalistikën rrugore, duke shmangur parakalimet apo shpejtësinë e lartë në mënyrë që të ruajnë sigurinë dhe të gjithë përdoruesve të Rrugës së Kombit.

Ministri i Transportit, Damian Gjiknuri, ka thënë se tuneli i Kalimashit po i nënshtrohet një rikonstruksioni të thellë, pasi i gjithë sistemi, ai kundër zjarrit, i kamerave, apo edhe sistemi i ajrimit ishin në rrezik real. Gjiknuri, është shprehur se Qeveria e mëparshme e konsideronte të përfunduar këtë aks rrugor.

“Edhe kjo hyn te fondi i rrugëve të mbaruara, sipas statistikave zyrtare, por, faktikisht, po e mbarojmë ne. Brenda kontratës do të mirëmbahet siç duhet nga kompania koncesionare, kështu që do të kemi një sistem shumë të përshtatshëm dhe duke shmangur përfundimisht të gjitha ato problematikat që ka pasur, edhe burim aksidentesh,” u shpreh ai.

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar ecurinë e punimeve për dublimin e urave në aksin rrugor Kukës-Morin, për të cilat siç e informoi kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, janë drejt përfundimit.

“U propagandua që u bënë gjëra që nuk u bënë. Mbetën borxhet. U lanë borxhet. Mbetën kilometra pa u bërë. Janë bërë një pjesë e madhe, por finalizimi i kësaj vepre është shumë i rëndësishëm, se këtu ishte e gjithë ajo gryka e shishes që krijoheshin aksidente, që krijoheshin situata emergjence dhe ajo që është më e rëndësishmja është që, paralelisht me përfundimin e investimeve për Rrugën e Kombit, ne të kemi tani të gjithë sistemin e sigurisë të krijuar nga pagesa e rrugës. Është gjë e mirë që këtu s’ka asnjë lloj ndjenje pakënaqësie, përkundrazi, ka mirëkuptim të plotë edhe të gjithë kontribuojnë, por, nga ana tjetër, domosdoshmëria është që këtij kontributi Qeveria dhe kompania e mirëmbajtjes t’i përgjigjen me maksimumin e korrektesës, me standarde, me siguri, me shërbim perfekt në të gjithë vijën e autostradës”, ka deklaruar kryeministri Rama./Bashkim Shala

Vetura me targa të Kosovës përfshihet nga flaka (Video)

Periskopi.com Lajme

Një veturë e llojit Golf 5 është përfshirë nga flaka mëngjesin e sotëm në tunelin e Kalimashit.

Vetura në fjalë thuhet të ketë qenë me targa 02, pra që i bie nga regjioni i Mitrovicës.

Një qytetar  ka treguar se është ndalur t’i ofrojë ndihmë vozitësit në fjalë por që ai ka kërkuar të thërrasë policinë, të cilët kanë deklaruar se janë nisur menjëherë për në vendin e ngjarjes.

Sipas të njëjtit lexues të gjithë personat që gjendeshin në veturë për fat të mirë kanë qenë pa lëndime, shkruan Indeksonline

Pasagjerët e tjerë të cilët ishin në veturë, dy femra dhe një mashkull janë transferuar më pas nga një autobus përderisa vozitësi i veturës ka mbetur duke pritur ndihmë.