Tag: u flet femijeve

Video e rrallë kur Kadri Veseli u flet fëmijëve gjatë luftës
24 July 2019, 18:32
Lajme
Një video e papublikuar më parë tregon një moment interesant të luftës, ku ushtarët e UÇK-së i flasin fëmijëve që i kishin marrë në mbrojtje.
Aty shihet edhe shefi i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli i cili së bashku me ushtarët e tij kishin marrë në mbrojtje disa civilë e shumica e tyre fëmijë, shkruan lajmi.net.
“Armët i kemi për armiqtë, jo për shqiptarët”, dëgjohet duke thënë një ushtar i UÇK-së fëmijëve që ishin afër tyre.
Videon në lajmi.net e ka dërguar një lexues i portalit ku tregon se ajo është incizuar në Lubizhdë të Hasit.
Pamjet janë realizuar në nëntorin e vitit 1998, kur në shumë pjesë të Kosovës, Ushtria Çlirimtare po luftonte me forcat serbe.