Zgjedhet rektori i ri i Universitetit “Ukshin Hoti”

Periskopi.com Lajme

Në mbledhjen e sotme, me votim unanim të anëtarëve të Këshilli Drejtues është zgjedhur rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren Ismet Temaj.

Ai nga viti 2001 ka punuar profesor në ShLP “Xhevdet Doda”, ndërsa nga viti 2004 profesor në Fakultetin e Edukimit në  Universitetin e Prishtinës, ku ishte edhe shef i programit.

Ndërkaq që nga themelimi ka punuar profesor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren. Prej vitit 2012 deri 2018 ka ushtruar edhe funksionin e dekanit në Fakultetin e Edukimi në këtë universitet.

Nga fundi i vitit të kaluar është zgjedhur në pozitën e ushtruesit të detyrës së rektorit në UPZ. Në bazë të Statutit mandati i Rektorit është katër vjet, me mundësi rizgjedhje edhe për mandat.

Studentët e UPZ-së e padisin Këshillin Drejtues: Shkelësit e kanë vendin në burg, e jo në Universitet!

Periskopi.com Lajme

Gjate ditës së sotme, kryetari i Parlamentit Studentor, Milot Krasniqi, ka dorëzuar në Prokurorinë në Prizren, ndaj 4 anëtarëve të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prizrenit, Bedri Muhadri, Isak Hoxha, Parim Kosova dhe Soner Yildirim.

Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar Milot Krasniqi, kryetari i Parlamentit Studentor në UPZ.

Sipas Parlamentit Studentot të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, që të katër anëtarët me datë 21.12.2018, në një mblehdje pa kuorum, “me vetëdije të plotë kanë vepruar kundërligjshëm, duke e keqpërdorur pozitën zyrtare, ku kanë lëshuar një vendim për zgjedhjen e u.d Rektorit të UPZ-së.

“Me këtë rast te lartepermendurit kane kryer 2 vepra penale, ate te “Keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas nenit 422 te KPRK-se dhe “Mos ekzekutimi i vendimit Gjyqësor” sipas nenit 402 të KPRK-së. Ne besojmë fuqishëm në Organet e Drejtësisë së Republikës së Kosovës dhe presim që jo vetëm të anulohen këto vendime të jashtëligjshme të KD nga organet përkatëse, por këta shkelës kontinuel të ligjit të vendosen para drejtësisë dhe të marrin dënimet meritore. Ne nuk do të ndalemi deri në zbatim të ligjshmërisë dhe do t’i shfrytëzojmë të gjitha alternativat ligjore që në UPZ të rikthehet normaliteti.

Shkelësit e ligjit e kanë vendin në burg e jo në Universitet”, thuhet në reagimin e parlamentit studentor të UPZ-së.

Periskopi ka kontaktuar zyrën për informim të Universitetit e Prizrenit “Ukshin Hoti”, por nga aty na është thënë se nuk janë në dijeni për kallëzimin por kanë premtuar se nesër gjatë ditës do të japin përgjigje në pyetjet e redaksisë në lidhje me këtë rast. /Periskopi