50 minuta biseduan për Kosovën, Vuçiq tregon çka i tha Putinit për idenë e ndryshimit të kufijve

Periskopi.com Lajme

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka bërë me dije se ai ka biseduar ‘sinqerisht dhe miqësisht’ me presidentin rus Vladimir Putin lidhur me çështjen e Kosovës. Nga biseda  e tyre dy orëshe në Moskë, 50 minuta kanë qenë të ‘ndarë’ për Kosovën.

Vuçiq u ka thënë gazetarëve në Moskë pas takimit me Putinin se ai e ka njoftuar Putinin me të gjitha detajet lidhur me situatën ne Kosovë dhe lidhur me atë se ‘çka synojnë të nxjerrin fuqitë botërore nga ky dialog si dhe rolin e madh të Rusisë si mbështetje që Serbia pret”.

I pyetur lidhur me planin e ‘delimitimit’ (ndryshimit të kufijve v.j.) Vuçiq ka thënë se ai nuk ka pasur çka t’i tregojë gjëra të tilla Putinit, pasi që janë planet që kundërshtohen nga BE, shqiptarët dhe serbët.

“Mendoja se ishte një zgjidhje racionale, por askush tjetër nuk mendon kështu. Unë bisedova lidhur me situatën reale dhe lidhur me frikën që ekziston përballë provokimeve të vazhdueshme dhe nëse ato janë të lidhura me jetën e njerëzve dhe pronës tonë në Kosovë”, tha presidenti serb, transmeton Periskopi.

‘Nga dy orë sa kanë zgjatur bisedimet me Putin, të paktën 40 apo 50 minuta kemi biseduar për Kosovën”, tha ai.

Ka thënë se nuk mund të jap detaje të tjera për siç është shprehur Vuçiq, ‘kjo nuk do të ishte fer as ndaj presidentit Putin e as ndaj publikut’.

“Nuk ka pasur asnjë çështje të rëndësishme të cilën nuk e kemi prekur në takim sidomos sa u përket çështjeve të rëndësishme në rajon, e kemi analizuar në detaje situatën dhe unë pres që vizita e Putin në Serbi do të sjellë rezultate konkrete sidomos sa i përket zhvillimit ekonomik”, tha ai.

Vuçiq e ka falënderuar Putinin që qëndron krah nevojave të Serbisë, siç ka thënë vetë presidenti serb, si dhe ‘që mbron ligjet ndërkombëtare kur janë në pyetje interesat vitale të Serbisë’. /Periskopi/

 

 

 

Fermeri italian e ‘gdhend’ figurën e Kupës Botërore në fushën e tij në shenjë falëndërimi për rusët

Periskopi.com Botërori 2018

Traktoristi iltalian Dario Gambarin ka ‘krijuar’ një imazh gjigand të Kupës Botërore së bashku me emrin e kampionëve të sapo-kurorëzuar, Franca, në një fushë pranë qytetit Verona në Italinë veriore.

Gambarin ka përdorur traktorin e tij si një mënyrë për të pluguar fushën në krijimin e një imazhi masiv në të cilën mund të shihet nga qielli.

‘Artisti i tokës’ gjithashtu emrin “Russia” e ka shënuar sipas alfabetit rus cirilik për t’i dhënë merita të mëdha në menaxhimin e turneut më të madh botëror.

Ai është i famshëm për krijimin e artit në terrene dedikuar ngjarjeve globale, raportoi “RT”, transmeton Periskopi.

Vitin e kaluar, ai ka bërë edhe një portret të madh të liderit rus Vladimir Putin i cili ishte pjesë e samitit të G20 në Gjermani, ku ai mori pjesë së bashku me liderët e tjerë botëror.

Fermeri italian gjithashtu ka ‘gdhendur’ figura të tjera në fushën e tij, përfshirë ish presidentin e Shteteve të Bashkuara Barack Obama, Papën Francis, ish presidentin e Afrikës Jugore Nelson Mandela, dhe presidentin e tanishëm amerikan Donald Trump./Periskopi/