Veterinarët e Kosovës marrin mbështetje për anëtarësim në simotrën evropiane

Periskopi.com Lajme

Në kudër të Dita e veterinarëve që po mbahet në Berane të Malit të zi, kryetari i Odës Veterinare të Kosovës, Arben Sinani, ka takuar homologët e tij, të cilët i ka njoftuar për aktivitetin e OVK-së dhe përgatitjet që po bëjnë për aplikim dhe anëtarësim në Federatën e Veteranëve të Evropës, për çka edhe mori mbështetje.

Nënkryetari i Odës së Malit të Zi, Bekim Hadzaliq, përveç mbështetjes për anëtarësim, shprehi dëshirën e intensifikimit dhe bashkëpunimit të të dy odave.

E mbështetje për anëtarësim, OVK mori edhe nga i pari i veterinarëve evropianë, Rens van Dobbenburg. Ai i ka ofruar mbështetjen e tij dhe të odës që udhëheq për anëtarësimin e OVK-së.

“Nuk kam qenë asnjëherë në Kosovë dhe pres ftesë nga ju për ta vizituar”, tha Dobbenburg.

Oda Veterinare Evropiane është ombrellë për shoqatat veterinare nga 40 vende të Evropës. Ajo përfaqëson, përmes seksioneve, veterinerë që punojnë në fusha të ndryshme të profesionit, siç janë praktikuesit e veterinarisë (UEVP), oficerët e shtetit (EASVO), sigurinë ushqimore dhe shëndetin publik veterinar (UEVH) dhe veterinerët që punojnë në arsim, kërkim dhe industri (EVERI ).

Në gjirin e saj afër 200mijë veterinarë, ndërsa selinë e ka në Bruksel.