Virginia zgjedh kryetare gruan që ia çoi gishtin e mesit Trumpit

Periskopi.com Lajme

Gruaja me emrin Juli Briskman ishte pushuar nga puna e saj, vetëm pse kishte ngritur gishtin e mesëm presidentit Donald Trump derisa ky i fundit po kalonte me vetur zyrtare ndërkaq kjo po ngaste biçikletën,përcjell Periskopi.

Po e njejta grua ka fituar të martën zgjedhjet  në Virginia ku  mori më shumë se 52% të votave.

Juli Briskman në rrjetin e saj në Twiter ka publikuar përsëri foton e cila ishte përhapur në vitin 2017, ku ja kishte ngritur gishtin e mesit Trump, ku edhe mori ndëshkim në atë kohë duke u liruar nga detyra e saj zyrtare, përcjell Periskopi

Briskman me anë të kësaj fotoje ka falëndëruar të gjitha ata që e mbështetën me anë të votës.

Briskman i tha AFP-së se ajo kandidoi në një platformë duke i dhënë përparësi arsimit, të drejtave të grave dhe çështjeve mjedisore.

Ajo shtoi se fushata e saj tregoi se ishte më shumë se “personi që hipi biçikletën time një ditë dhe u rrëzua nga presidenti”.

Rezultatet e zgjedhjeve të shtetit do të thotë se demokratët kanë kontroll të plotë për të dy dhomat legjislative në Virginia për herë të parë në më shumë se 20 vjet.

Zonja Briskman raportohet se kishte punuar si analiste e marketingut për kontraktorin qeveritar për gjashtë muaj, por tha që ajo nuk pendohet që bëri gjestin./Periskopi