Vujaçiq: Trump e Putin nuk do ta përmendin Kosovën në takim

Periskopi.com Lajme

Mediat serbe ditëve të fundit raportuan vazhdimisht se në takimin midis presidentit amerikan dhe atij rus, do të ketë diskutime edhe për zgjidhjen përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Por këtë po e mohon kategorikisht Ivan Vujaçiq, ish-ambasador i Amerikës në Serbi.

Të gjitha këto ai i ka vlerësuar si spekulime, duke theksuar se Trump e Putin kanë shumë tema tjera për të diskutuar, transmeton lajmi.net.

“Jo nuk do të jetë subjekt në atë takim. Këto janë spekulime që lindin për arsye të ndryshme. Trump dhe Putin kanë shumë tema të rëndësishme për të zgjidhur, por çështja e Krimesë nuk do të përdoret për kontestin e Kosovës”, thotë Vujaçiq.

Tutje ai ka kritikuar edhe mundësinë që në dialogun Kosovë-Serbi të përfshihen shtetet e tjera.

“Çdo përphapje e dialogut vonon zgjidhjen e problemeve. Sa më shumë pjesëmarrës, aq më shumë problem”, përfundoi ai.

Mediat serbe dje madje raportuan se Trump dhe Putin do të diskutojnë që të pranohet Krimea si pjesë e Rusisë, e në anën tjetër edhe Kosova si shtet i pavarur.