KEDS lanson webin e ri me plot risi

Periskopi.com Lajme

Sot KEDS ka lansuar webin e ri që ofron plot risi për konsumatorët dhe qytetarët e vendit për sa i përket çështjeve të energjisë elektrike. 

Webi i ri ka dizajn bashkëkohor dhe ofron qasje të lehtë për të gjithë publikun.

Qysh në fillim janë të shënuara të gjitha kanalet e komunikimit me KEDS-in. Kjo është bërë me qëllim që konsumatori të informohet për ndonjë të papritur dhe të udhëzohet nëse ka nevojë të raportojë për ndonjë emergjencë apo ndonjë keqpërdorim.

Risi mjaft e rëndësishme paraqet fakti që konsumatorët do të shohin në ballinë hartën e punimeve të planifikuara në rrjet, ku përmes pamjes vizuale konsumatorët mund ta kuptojnë shumë më lehtë dhe shpejt a ka planifikuar kompania ditëve në vijim punime në rrjet, që bëhen për t’i avancuar shërbimet që ata marrin.

Po ashtu në ballinë, të gjithë qytetarët mund ta marrin formën e aplikimit dhe t’i gjejnë të gjitha udhëzimet e detajuara për hapat që duhet për t’u bërë konsumator i ri në KEDS.

Të njëjtën kohë, aty janë të publikuara të gjithë tenderët e hapura të KEDS për prokurime të ndryshme, ku kompanitë e interesuara mund të marrin detaje të rëndësishme për të përgatitur ofertat e tyre.

Gjithashtu, ne kemi shtuar edhe pyetjet e shpeshta për të ndihmuar çdo konsumator të marrë përgjigjet në pyetjet që ju interesojnë brenda një kohe shumë të shkurtër. As aktivitetet për komunitetin nuk mungojnë dhe qytetarët tani nëpërmjet rubrikave të veçanta kanë mundësi të njoftohen për çështjet tejet të rëndësishme për shoqërinë, për të cilat kompania jonë ngre zërin vazhdimisht.

KEDS ofron në platformën e vet online edhe shumë shërbime tjera, që do të lehtësojnë shumë qasjen e qytetarëve të vendit në çështjet që kanë të bëjnë me energjinë elektrike.

Qëllimi i këtyre ndryshimeve është që kompania të jetë gjithmonë në hap me kohën, me mzhvillimet teknologjike dhe sa më afër qytetarëve të Kosovës.