Liverpooli prezanton fanellat e reja, Shaqiri pozon në stilin ‘një foto kishe s’po kqyri’

Periskopi.com Sporti

Liverpooli ka prezantuar fanellat e dyta që do t’i përdor për edicionin e ardhshëm

Ngjyra fanellave që Liverpooli do t’i përdor kur luan si mysafir do të jetë e bardhë, derisa e para dihet që është e kuqe, shkruan Periskopi.

Në prezantimin e këtyre fanellave kanë marrë pjesë të gjithë lojtarët e Liverpoolit, në mesin e tyre edhe kosovari, Xherdan Shaqiri.

Shaqa për dallim nga lojtarët tjerë ka pozuar me fanellën e re në një stil pak më ndryshe.

Fotografia e Liverpool FC

Ai ka dalur në foto shumë serioz dhe duke mos shikuar aparatin.

Ndryshe, Shaqiri javën që shkoi u shpall kampion i Evropës me Liverpoolin. /Periskopi/

Rrëfehet Xherdan Shaqiri: Ishte çmenduri, Kloppi po rrëzohej nga autobusi dhe unë e shpëtova

Periskopi.com Lajme

Xherdan Shaqiri ka thënë se ishte ai që e ka mbajtur Jurgen Klopp duke mos e lejuar të rrëzohet nga autobusi.

Futbollisti shqiptar e ka quajtur javë të çmendur atë që ka ndodhur pas triumfit të Liverpoolit në Champion League.

“Titulli dhe festimi i titullit te Liverpool ishte absolutisht një çmenduri. E keni parë edhe ju se si mbi 750 mijë njerëz dolën në rrugë për të festuar me ne. Nuk do ta harrojë kurrë në jetën time atë.

Isha unë që e mbajta trajnerin Klopp për të mos u rrëzuar nga autobusi. Jam ulur afër tij gjatë gjithë kohës. Unë nuk kam pirë fare alkool, të tjerët po. E ardhmja ime me siguri se është Liverpooli. Kam kontratë afatgjate atje. Por, në futboll kurrë nuk e dini se çfarë do të ndodhë.

Tashmë jam pak i lodhur sepse nuk kishim pushim as në dimër. Kam nevojë për disa ditë relaksi dhe jam i lumtur që do t’i shijojë.

Te Liverpooli nuk është e lehtë të luash sepse është skuadër që kërkon shumë nga futbollistët. Ndeshja ndaj Barcelonës ishte poashtu çmenduri në vete. Kjo ndodhi kundër një ekipi të madh ku askush nuk mendonte se kjo mund të ndodhte. Unë kurrë nuk do të harroj atë që përjetova atë natë. Padyshim që ishte njëra nga ndeshjet më të nxehta në karrierën time” ka thënë Shaqiri.

Ronaldo ‘mbreti’ i mbrëmjes, ja si u vlerësuan Xhaka e Shaqiri

Periskopi.com Sporti

Cristiano Ronaldo ishte heroi absolut i Portugalisë në ndeshjen e vlefshme për plasman në finale të playoffit të Ligës së Kombeve, të enjten mbrëma.

Superylli portugez shënoi hat-trick brilant, derisa secili gol ishte më i mirë se tjetri, duke fundosur “helvetikët” me rezultat 3-1, shkruan Periskopi.

Natyrisht, pas takimit pesë herë “Topi i Artë” është shpallur “Lojtari i Ndeshjes”, duke marrë notën 10/10 nga “Whoscored”.

Sa i përket kosovarëve të Zvicrës, epo Xherdan Shaqiri ishte dinjitoz, derisa e njejta nuk mund të thuhet për Granit Xhakën.

Shaqa ishte rreziku kryesor për kundërshtarin dhe “Whoscored” e ka vlerësuar paraqitjen e tij me notën 6.5, derisa Xhaka – gabimi i të cilit rezultoi me golin e tretë të Ronaldos – është vlerësuar me notën e dytë më të dobët (5.6), pas portierit Sommer (5.3). /Periskopi.com/

Portugali-Zvicër: Barazohet rezultati pas një penalltie kontraverse

Periskopi.com Sporti

Rodriguez ka barazuar rezultatin në ndeshjen kundër Portugalisë, e vlefshme për plasman në finale të playoffit në Ligën e Kombeve.

Gjyqtari kryesor dhuroi një penallti kontraverse për “helvetikët”, pas një incidenti në zonë, derisa sulmuesi i Zvicrës u rrëzua, pavarësisht se nuk u prek fare nga mbrojtësi portugez, shkruan Periskopi.

Çuditërisht, gjyqtari edhe pasi e rishikoi rastin me ndihmën e VAR, drejtoi gishtin nga pika e 11-metërshit.

Nga penalltia nuk gaboi mbrojtësi anësor. /Periskopi.com/

Portugali-Zvicër: Me Ronaldon në fushë, Shaqiri ishte më i miri në pjesën e parë

Periskopi.com Sporti

Portugalia ka mbyllur pjesën e parë me epërsi kundër Zvicrës, në ndeshjen e vlefshme për plasman në finalen e playoffit të Ligës së Kombeve.

Superylli portugez shënoi golin e 86-të në karrierë me Kombëtaren në mënyrë spektakolare në minutën e 25-të, duke qëlluar cakun me anë të një goditje të fuqishme nga gjuajtja e lirë, shkruan Periskopi.

Sidoqoftë, startues për Zvicrën ishin Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, me këtë të fundit që ishte lojtari më i mirë në fushë pa pikë dyshimi.


Ishte një interval ku Zvicra shumë lehtë ka mundur të shënojë dy-tre gola, por fati i keq u kushtoi “helvetikëve”.

Mesfushori kosovar përveç që ishte shumë afër të shënonte vetë, ishte rrezik permanent për kundërshtarin me krijimin e aksioneve, pasimet e sakta dhe rrotullimet e suksesshme në mesfushë.

Gjithçka, përveç produktit final, shkoi mirë për yllin e Liverpoolit në pjesën e parë. Të shohim impaktin e tij në pjesën e dytë. /Periskopi.com/

Myslimanët ia kanë parë hajrin Salahut dhe Shaqirit te Liverpooli

Periskopi.com Sporti

Prezenca e Mohamed Salahut dhe Xherdan Shaqirit te Liverpooli ka ndikuar që islamofobia të bie në qytet, sipas një studimi.

Universiteti i Stanfordit ka bërë një hulumtim duke zbuluar një rënie në 18.9% të urrejtjes ndaj myslimanëve në “Merseyside” në periudhën që prej kur Salah dhe Xherdan Shaqiri janë transferuar te Liverpooli, transmeton Periskopi.

Egjiptiani besohet të ketë luajtur rol më të rëndësishëm, pasi ka pasur impakt dhe minutazh më të madh te skuadra se mesfushori kosovar.

Egjijptiani ka fituar “Këpucën e Artë” në kampionat, derisa ishte shumë i rëndësishëm edhe në triumfin e fundit të “Të Kuqve” në Champions League, duke realizuar golin e parë në finale nga penalltia.

Champions League final

Festimi i golit përfshiu rënien në sexhde, që është simboli islamik për falenderim ndaj Zotit.

“Eksperimenti sugjeron se këto rezultate mund të kenë ardhur si pasojë e familjarizimit më të madh me Islamin,” shkruhet në raport.

Sidoqoftë Salah dhe Shaqiri nuk janë të vetmit që kanë kontribuar në rënien e islamofobisë, pasi edhe ylli tjetër i skuadrës, Sadio Mane është mysliman dhe shpeshherë ka rrëmbyer vëmendje me prezencën e tij në xhami të ndryshme të Liverpoolit. /Periskopi.com/

Sot fillojnë finalet e Ligës së Kombeve, shqiptarët e Zvicrës përballen me kampionin e Evropës

Periskopi.com Sporti

Liga e Kombeve do të zhvillojë ndeshjet finale brenda katër ditëve.

Ndeshja mes Zvicrës dhe Portugalisë do ta hap fazën finale.

Te Zvicra janë tre shqiptarë që pritet të jenë pjesë kryesore e ekipit me Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhakën që tashmë janë lider. Ky i fundit madje do te jetë edhe kapiten i skuadrës.

Në anën tjetër portugezët luajnë në shtëpi dhe për këtë përballje do ta kenë në dispozicion edhe Cristiano Ronaldon.

Ndeshja fillon në ora 20:45.

Zhegra feston Fitër Bajramin, mbron “Elhamdulilah”-in e Shaqirit

Periskopi.com Lajme

Faljen e Fitër Bajramit e bënë në Xhami.

Besimtarët myslimanë të Zhegrës së Gjilanit, sikur edhe viteve tjera, lutjet i bënë sikur shumë vjet më parë, në traditën e fshatit.

Madje, këta janë të lumtur që edhe bashkëvendësi i tyre Xherdan Shaqiri, i përçon në botë mesazhet në mënyrën e njëjtë, duke e përkrahur mënyrën e tij të festimit, kur shkroi “Elhamdulilah”, njofton Klan Kosova.

Të tjerët thanë se nuk ia vënë veshin kritikave ndaj Shaqirit, kur ekipi i tij morri epitetin e fituesit në Ligën e Kampionëve të shtunën.

Dikush ka një përshkrim interesant për futbollistin shqiptar.

Shaqiri i jep fund spekulimeve, sapo ka konfirmuar të ardhmen e tij

Periskopi.com Sporti

Xherdan Shaqiri do të qëndrojë që të jetë pjesë e Liverpoolit edhe për edicionin e ardhshëm

Në mediat angleze u raportua se ëest Ham United po e kërkon Xherdan Shaqirin dhe për të kishin bërë ofertë prej 22.5 milionë euro, shkruan Periskopi.

Por, është vetë futbollisti që nuk e ka ndërmend që të largohet nga Anfield edhe pse nuk ka pasur minutazhë të kënaqshme.

“Kam një kontratë të gjatë me Liverpoolin dhe definitivisht do të qëndroj. Menaxheri ka mjaft opsione që mund të zgjedhe, por unë këtë e dija që kur kam nënshkruar për të qenë pjesë e kësaj skuadre,” ka thënë Shaqiri.

27 vjeçari nga Zhegra ka kontratë valide me Liverpoolin deri më 2023, derisa edicionin e kaluar u transferua nga Stoke City për shumën prej 13 milionë euro.

Ndryshe, Shaqiri fundjavën që shkoi u shpall kampion i Evropës me Liverpoolin. /Periskopi/

Ky është urimi i Shaqirit për festën e Bajramit

Periskopi.com Sporti

Xherdan Shaqiri i ka uruar të gjitha muslimanët në botë për Festën e Fitër Bajramit.

Në urim, Shaqa ka shkruar edhe në gjuhën shqipe, ndërsa si fotografi ka publikuar kupën “veshmadhe” të Ligës së Kampionëve.

Shkrimi i tij:

 

Happy Eid Mubarak❤️Urime festa e Fitër bajramit ❤️Ich wünsche allen einen frohen Bajram ❤️Xherdan and Family #elhamdulillah ❤️

 

Elhamdulilahu i duhej shumë Liverpoolit

Periskopi.com Op-Ed

Po tu drejtohej Shaqiri me postimin e tij tifozëvë të vet në shqip ‘Lavdi Zotit’ ose vetëm ‘Faleminderit’ sa tifoz të tij e të Liverpool-it do ta kuptonin ? Pak. Shumë pak në krahasim me postimin që e ka bërë në arabisht me shkronja latine. Për shkak se ka thënë ‘Elhamdulillah’ është parë e përceptuar me admirim dhe është duartrokitur nga miliona e miliona njerëz e tifozë të përkatësisë islame anekënd botës. Kjo i duhet shumë Liverpool-it.

Futbollisti i njohur me prejardhje nga Kosova Xherdan Shaqiri është me fat që në një vend të krishter si Britania mundet që në një postim të tij në Facebook duke qenë lojtar aktiv i një ekipi të atij vendi, në rastin konkret Liverpool-it, ta faleminderoj Allahun në arabisht  ‘Elhamdulillah’ dhe askush të mos ja zë për të madhe, bile as ta shoh me antipati. Nuk janë të paktë ata që mu në këtë vend e shohin me simpati dhe i duartrokasin kësaj mënyre të falimnderimit. Por arsyeja pse dhe si e bën këtë faleminderim ky lojtar ( jo për herë të parë) dhe si krejt kjo komentohet dhe analizohet në Kosovë, janë dy gjëra të ndryshme jo kollaj të kuptueshme të cilat ja vlënë t’i analizojmë.

Ka edhe një kalkulim tjetrë në krejt këtë. Një interes jo vetëm sportiv, as edhe vetëm fetar, por në rastin konkret është thjeshtë edhe interes personal i karierës. Në një farë mënyre i tillë është edhe për klubin futbollistik Liverpool-in. Për këtë, neve këtu në Kosovë mbase nuk na shkon fort mendja, aq më pak rinisë tonë e cila është më e ‘padalmja’ në Evropë e cila  me të drejtë është dashamirëse entuziaste e Shaqirit.

Po t’ju drejtohej Shaqiri me postimin e tij tifozëvë të vetë në shqip ‘Lavdi Zotit’ ose vetëm ‘Faleminderit’ sa veta (tifoz) të tij e të Liverpool-it do ta kuptonin?  Pak. Shumë pak në krahasim me postimin që e ka bërë në arabisht me shkronja latine. Për shkak se ka thënë ‘Elhamdulillah’ është parë e përceptuar me admirim dhe është duartrokitur nga miliona e miliona njerëz e tifoz të përkatësisë islame anekënd botës. Vetëm në Britani dhe Evropë ka miliona tifoz të tij e të Liverpool-it që janë të përkatësisë islame e lëre më jashtë Evropës. Klubet e mëdha evropiane të futbollit janë shumë të interesuara të mos përceptohen gjithandej vetëm si të krishtera. Ato kanë interesa vitale të kenë shtrirje planetare edhe nga qytetrime tjera. Ato duan që loja e futbollit si prodhimi i tyre të përcillet dhe shitet gjithandej. Ata janë të vetëdishëm se sa është e rëndësishme për një ekip ndërkombëtar të futbollit të ketë tifoz në çdo kënd të botës. Tifoz vendesh të ndryshme, racash të ndryshme dhe gjithsesi edhe fesh të ndryshme. Xherda Shaqiri është i vetëdishëm për këtë, prandaj e kryen me zell këtë funksion me postimin e tij ‘‘Elhamdulillah’. Një i ri në një vend arabo-islam mund të ëndroj të bëhet si Shaqiri. Kur mund të bëhen yje lojtarët si M. Sallah dhe Xh. Shaqiri pse jo edhe ai. Po nuk e kuptuam këtë dimension ne në Kosovë, sidomos rinia jonë e pa dalun, mund të mos e gjykojmë drejtë Shaqirin dhe mund të nxjërrim përfundime koti dhe krejt të gabueshme për postimin e tij. Disa të ngazëllyer, duke menduar e komentuar me ‘ah pirolla i koft qyky oshtë hakikat mysliman edhe pse jashtë vatanit nuk e harron të lumin Allah’ apo disa të tjerë duke e parë me antipati e komentuar me akuzë se ‘ ky mistrec po na merr në qafë duke na prezentuar si vend mysliman e ka harru baba mi kallxu që mbi të gjitha shqiptari së pari duhet të prezentohet si shqiptarë’. Për të kuptuar më shumë nga kjo, analizën mund ta shtrijmë atë edhe më. Ta zëmë do të ishte punë tjetër po të thoshtë Shaqiri në postimin e tij ‘Elhamdulillah’ deri sa do të luante për një ekip futbollistik të Rusisë apo të ndonjë vendi tjetër të krishter jo demokratik. Ai dhe kushdo tjetër si ai, mund të pendohej për këtë. Mbase mund të pendohej edhe një i krishter që në një vend arabo-islam jo demokratik do të postonte pas fitores një falimnderim ta zëmë  ‘Halleluja’ apo ‘Praise the Lord’. Nëse është kështu, kjo vërtetë tregon se sa larg është Evropa me demokracinë e saj mendjehapur dhe sa mirë bëjmë ne si Kosovë që i aspirojmë vlerat evroperëndimore dhe asgjë tjetër.

Prandaj thënë përmbledhtazi është mirë ta vlerësojmë Shaqirin për lojën e tij para se t’i thyejmë dhëmbët e të konstatojmë se ai na qenka mysliman i mirë apo shqiptar i keq. Kur e tjerë gjatë këtë punë i bije që ne të gjithë duhet të japim më shumë për djemët dhe vajzat tona që luajnë dhe e prezentojnë në gara të ndryshme vendin tonë, Kosovën.  Aty ku Elhamdulillah, Halleluja dhe Tungjatjeta gërshetohen më mirë se kudo tjetër në botë.

Shaqiri: Kam fjetur vetëm 2 orë, mund të festoj një javë pa gjumë

Periskopi.com Sporti

Shaqiri ka folur sërish për festën madhështore të Liverpoolit.

Xherdan Shaqiri është shpallur kampion i Evropës për të dytën herë në karrierë, pasi që skuadra e tij, Liverpooli, triumfoi ndaj Tottenhamit me rezultat 2:0 në finalen e këtij edicioni të Ligës së Kampionëve.

Për këtë triumf, Liverpooli festoi në rrugët e qytetit me tifozë dhe natyrisht, këtë e kanë shijuar edhe futbollistët – një ndër ta edhe Shaqiri.

Nga autobusi ku festuan me shokë për së paku 3 orë, Shaqiri tha për festën: “Është e mrekullueshme. Nuk prisja kaq shumë njerëz, është thjesht fantastike se sa shumë e duan këtë klub. Jemi të lumtur për titullin”.

“Vetëm sa fituam një titull të mrekullueshëm dhe duhet të festojmë me tifozë sepse nuk ndodh shpesh të fitosh këtë trofe. Jam i lumtur, siç mund ta shihni të gjithë janë të lumtur. Jam duke e shijuar këtë atmosferë dhe do ta mbajë mend për një kohë të gjatë”.

“Kam fjetur vetëm 2 orë. Por më duke që kam fjetur shumë sepse po festojmë një trofe fantastik. Jam i lumtur, kështu që mund të festoj një javë pa fjetur.

“Kemi ekip shumë të mirë, karaktere të mirë në skuadër. Shijojmë gjithçka, brenda dhe jashtë fushës. Jemi të bashkuar dhe në këtë mënyrë, mund të arrijmë gjëra të mëdha. Jemi të zhgënjyer që nuk e fituam Prmeierligën, por jam i lumtur që e fituam këtë titull të madh. Për mua është titulli i dytë dhe e di çfarë do të thotë ta fitosh këtë trofe. Nuk do ta harrojmë kurrë këtë ditë”, shtoi mes tjerash Shaqiri.

Shaqiri pas triumfit në Ligën e Kampionëve: Liverpooli është skuadra më e mirë në Evropë

Periskopi.com Sporti

Xherdan Shaqiri ka thënë se Liverpooli është skuadra më e mirë në Evropë, pasi e mposhti Tottenham Hotspurin në finale të Ligës së Kampionëve.

Edhe pse kishin një start të dobët në fazën e grupeve, duke humbur tri ndeshje, ‘The Reds’ arritën të fitonin në përballjet e tjera ndaj Paris Saint-Germain dhe Napolit, ndërsa në eliminimet direkte i mposhtën, Bayern Munichun, Porton dhe Barcelonën.

Kështu, Shaqiri ka deklaruar se ata e kanë merituar ta fitonin Ligën e Kampionëve, gjersa ka shtuar se Liverpooli është skuadra më e mirë në Evropë.

Festa e Shaqirit me futbollistët e tjerë të Liverpoolit (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

“Ne kemi shumë kualitete. Në këtë garë, skuadra më e mirë në Evropë fiton. Ne jemi numër një në Evropë, kështu që ta shijojmë këtë moment. Natyrisht se po mos ta fitonim, do të ishim shumë të zhgënjyer. Ne kemi zhvilluar një sezon tejet të mirë dhe e kemi merituar së paku një trofe”.

“Tani kemi fituar titullin më të madh në Evropë, është madhështore. Kjo nuk ndodh çdo ditë. Ne e kemi Mposhtur Bayernin, Barcelonën, Porton. Shikoni kualitetin e skuadrës tonë dhe ne e kemi treguar atë edhe në finale. Ne e kemi merituar”, ka thënë ylli shqiptar.

Shaqiri ndoshta ka edhe ankesa për minutazhin e zhvilluar në Anfield në këtë sezon që lamë pas, por që në fund e mbylli me një trofe të madh të fituar.

Tani, lojtari shqiptar me prejardhje nga Zhegra e Gjilanit, dëshiron të sigurohet që emri i tij të futet në histori të Liverpoolit, duke fituar edhe trofe të tjerë, gjersa ka bërë edhe një shaka.

“Unë e kam sjelël mentalitetin e fituesit në Merseyside, eh”, ka thënë Shaqiri duke qeshur. “Është një ndjenjë fantastike. Ka kaluar një kohë e gjatë kur Liverpooli e ka fituar këtë trofe, 2005. Është madhështore që t’u jepni tifozëve atë që e meritojnë. Ky klub meriton çdo gjë, stafi, të gjithë që janë përfshirë. Mendoj se ne do të bëjmë një festë të madhe”, ka shtuar ai më tej.

“Ky klub ka nevojë të fitojë tituj dhe është mirë që kemi startuar me këtë. Vitin tjetër do të tentojmë ta fitojmë Ligën Premier. Kjo është ëndrra ime e madhe, ta fitoj Ligën Premier me këtë klub”.

Numri 23 i Liverpoolit, po ashtu, ka përgëzuar edhe pjesën tjetër të skuadrës, duke thënë se kur disa të tjerë janë të lënduar apo nuk luajnë, janë disa lojtarë që tregojnë formë të lartë.

“Ju mund të shikoni se kemi një skuadër me shumë kualitete. Edhe nëse një lojtar nuk luan apo është i lënduar, kualitetet janë ende aty. Nuk është e mjaftueshme të keni lojtar të mirë, ne po ashtu kemi edhe lojtarë që janë të mirë edhe jashtë fushe. Ju mund të fitoni tituj vetëm nëse jeni të afërt dhe të bashkuar”.

“Ne jemi një skuadër shumë e mirë dhe çdo ditë punojmë së bashku, Shpresoj të vazhdojmë kështu, ky është vetëm fillimi dhe mund të fitojmë edhe më shumë tituj”, ka përfunduar Shaqiri.

Mc Kresha i komenton Shaqirit pas shpalljes kampion me Liverpoolin

Periskopi.com Sporti

Mc Kresha i ka komentuar Xherdan Shaqirit.

Mbrëmë është zhvilluar ndeshja mes Tottenham-Liverpool dhe përfundoi me rezultat 2:0, kështu ‘The Reds’ u shpallën edhe kampion.

Fitores së Liverpool iu gëzua edhe Xherdan Shaqiri, futbollisti shqiptar i cili luan për këtë ekip.

Ai e ka publikuar një foto në Insagram ku shihet me trofe në dorë dhe pranë saj ka shkruar ‘Elhamdulilah’.

Aty nuk kanë munguar komente të shumta, ndër to edhe ai i Mc Kreshës.

“Vëllai im, urime dhe faleminderit”, komentoi Kresha, i cili është fans i zjarrtë i Liverpoolit.

Blerim Latifi sulmon Xherdan Shaqirin: Është i pashkollë, s’e din dallimin mes shqiptares dhe arabes

Periskopi.com Lajme

Pasi iu gëzua titullit të dytë të Ligës së Kampionëve me përshkrimin “Elhamdulilah” që e përkthyer në shqip bën “të gjitha lavdërimet i takojnë Zotit”, pasoi një stuhi kritikash në rrjetet sociale ndaj Xherdan Shaqirit.

Ai e ka sulmuar futbollistin që luan për Zvicrën duke e quajtur të pashkollë dhe të paaftë për t’i dalluar kufijtë e identiteteve të tij. “Ata nuk janë në gjendje të bëjnë dallimin mes asaj çka është shqiptare dhe asaj çka është arabe, ose turke e sllave.” – shkruan z.Latifi.

Më tej, Latifi shton se prej ‘të tillëve’ nuk pritet që të dijnë as origjinën e fjalëve që përdorin dhe as dallimin mes etnicitetit dhe religjionit edhe pse Shaqiri në fakt thjesht iu gëzua suksesit të ekipit të tij, e jo të kombëtares.

Ky është statusi i plotë i z.Latifi në Facebook:

Shumë vite më parë, rastësisht, e pata dëgjuar njërin duke i thënë një tjetri: Shqiptarit me Kuran i lejohet me i pasë katër gra! Xherdan Shaqiri është në kategorinë e këtyre njerëzve që, në mungesë të shkollimit, nuk e kanë aftësinë të dallojne kufijtë e identiteteve që kanë. Ata nuk janë në gjendje të bëjnë dallimin mes asaj çka është shqiptare dhe asaj çka është arabe, ose turke e sllave. Aq më pak janë në gjëndje të dijnë origjinën e fjalëve që përdorin dhe dallimin mes etnicitetit e religjionit. Mos kërkoni prej djalit atë që me kohë nuk ia dhanë as familja, e as shoqëria!

Xhaka i drejtohet Shaqirit pas triumfit të Liverpoolit në Champions League

Periskopi.com Sporti

Xherdan Shaqiri u shpall kampion i Evropës mbrëmë pa derdhur pikë djerse.

Liverpooli mposhti 2-0 Tottenhamin në finale, derisa kosovari ishte në mesin e zëvendësuesve të papërdorur, transmeton Periskopi.

Shaqa e fiton këtë trofe për herë të dytë pasi e kishte arritur këtë sukses edhe me Bayern Munichun në vitin 2013.

E suksesi i futbollistit nga Zhegra nuk ka kaluar pa u komentuar as nga bashkëkombasi i tij, Granit Xhaka.

Me anë të një postimi në Instagram, Xhaka ka shkruar “urime vlla”, derisa ka publikuar një foto të anësorin të “Të Kuqve” me trofe. /Periskopi.com/

Xherdan Shaqiri pas finales: Elhamdulilah

Periskopi.com Sporti

Xherdan Shaqiri ishte zëvendësues i papërdorur në triumfin e Liverpoolit në Champions League, të shtunën mbrëma.

“Të Kuqtë” triumfuan 2-0 kundër Tottenhamit në “Wanda Metropolitano” falë golave nga Mohamed Salah dhe Divock Origi.

Kjo është finalja e dytë që Shaqa është në mesin e zëvendësuesve por nuk luan, pas asaj mes Bayern Munichut dhe Borussia Dortmundit më 2013, kur kishin triumfuar bavarezët.

Duke postuar një foto me trofe të Championsit, kosovari ka shkruar “elhamdulillah”.

Shikoni postimin e tij më poshtë. /Periskopi.com/

Në rrjetet sociale po qarkullon një teori brilante për Shaqirin dhe finalet e Champions Leagues

Periskopi.com Sporti

Xherdan Shaqiri ishte përsëri zëvendësues i papërdorur në një finale të Champions Leagues, derisa Liverpooli u shpall kampion i Evropës sonte.

“Të Kuqtë” triumfuan 2-0 kundër Tottenhamit, falë golave nga Mohamed Salah në minutën e dytë, dhe Divock Origi tre minuta para përfundimit të ndeshjes, shkruan Periskopi.

Të gjithë po e prisnim me entuziazëm të madh inkuadrimin e Shaqirit në pjesën e dytë, por Jurgen Klopp vendosi kundër tij, gjë që natyrisht se arsyetohet pasi skuadra po e mbronte rezultatin.

Sidoqoftë, një teori brilante për kosovarin po qarkullon në rrjetet sociale.


Shaqa ishte zëvendësues i papërdorur edhe në finalen e vitit 2013, kur Bayern Munichu kishte fituar Champions Leaguen.

Një fans në rrjetet sociale e ka hedhur në pah faktin se sa herë një klub e ka transferuar Shaqën pas një finaleje të humbur, ajo skuadër e ka fituar Championsin në vitin pasues.

“2012: Bayerni humbi finalen e Champions Leagues kundër Chelseat dhe e transferoi Shaqirin për ta përforcuar skuadrën.
“2013: Bayerni fitoi Champions Leaguen.

“2018: Liverpooli humbi finalen e Champions Leagues kundër Real Madridit dhe transferoi Shaqirin për ta përforcuar skuadrën.
“2019: Liverpooli fitoi Champions Leaguen.”

Duket se anësori 27-vjeçar u sjell fat skuadrave në kompeticionin më prestigjioz të futbollit në Evropë. /Periskopi.com/

Tri orë para ndeshjes Shaqiri vjen me një mesazh për tifozët e Liverpoolit

Periskopi.com Sporti

Kanë mbetur edhe tre orë deri në fillimin e ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve ndërmjet Tottenhamit dhe Liverpoolit

Xherdan Shaqiri ka falnderuar tifozët e Liverpoolit për përkrahjen që po ia japin skuadrës, shkruan Periskopi.

Shaqa sot me gjasë do ta nis takimin nga stoli, pasi treshja e sulmit pritet të jetë Mane,Salah dhe Firmino.

Ylli kosovar pak para ndeshjes ka bërë një postim në rrjetin e tij social në Facebook.

“Faleminderit të gjithë për mbështetjen,” ka shkruar Shaqiri në Facebook. /Periskopi/.

Jurgen Klopp, i pafat apo i mallkuar? Trajneri që ka humbur 6 finale i bindur në fitore ndaj Tottenhamit

Periskopi.com Sporti

Jurgen Klopp në karrierën e tij ka humbur 6 finale, dy nga to në Ligën e Kampionëve, ndërsa sot mund të jetë e treta e vërteta për teknikun gjerman në rast se Liverpooli e mposht Tottenahmin

Liverpooli takohet me Tottenhamin në finalen e Ligës së Kampionëve, me gjermanin Klopp që beson se kësaj radhe do të triumfojë, shkruan Periskopi.

Klopp edhe pse aplikon një lojë të bukur në sy në ndeshjet finale gjithmonë ka dështuar. Ai ka humbur në 6 finalet që ka luajtur në karrierë, derisa sot synon t’i jap fund kësaj ecurie.

“Kam humbur 6 finale në karrierën time dhe po të dija motivin, do të ishte një problem për të gjithë kundërshtarët e mi. Megjithatë e kaluara nuk vlen aspak, pasi këtë sezon e kemi mposhtur dy herë Tottenhamin, por sot, e di që do të jetë tërësisht ndryshe,” ka thënë Klopp.

Ndryshe, Jurgen Klopp ishte afër që ta bënte Liverpoolin kampion të Premier Ligës pas gati 30 viteve, por nuk i mjaftuan as 97 pikë për të triumfuar në fund, pasi City grumbulloi 98 sosh. /Periskopi/