Tag: Xherdan

Ish-lojtari i Anglisë: Vetëm Xherdan Shaqiri po furnizon Zvicrën, luajeni topin drejt tij
3 July 2018, 17:13
Botërori 2018
Ish-mesfushori i Anglisë, që tani po komenton ndeshjet për BBC-në, Jermaine Jemas ka vlerësuar futbollistin e Zvicrës, Xherdan Shaqirin.
Jemas ka thënë se Zvicra duhet të vazhdoj ta depërtoj topin drejt tij, shkruan Periskopi.
“Xherdan Shaqiri është i vetmi që në mënyrë të vazhdueshme po e futë topin në zonën e rreptësisë. Çdoherë që e merr topin gjen sulmuesit, kështu që edhe ata duhet ta bëjnë punën e tyre. Zvcira duhet ta vazhdojë ta mbajë topin te ai”, shkruan BBC.
Ndeshja Zvicër-Suedi është duke u zhvilluar tani në Rusi.
Kombëtarja që fiton kalon në të tetën e finales. /Periskopi/