Avdiu: Si të veshësh fëmijët për Bajram sikur për Halloween, është e njëjta gjë

Periskopi.com Lajme

Aktivistja Zana Avdiu përmes një shkrimi në Facebook, thotë se ‘është e njëjta gjë si ta çosh fëmijën në kishë, në xhami dhe e njëjta si ta veshësh për Krishtlindje, Bajram, Halloëeen”.

Ja shkrimi i plotë i saj në FB:

Eshte e njejta gje, si ta çosh femijen ne kishe si ne xhami, apo ne cilindo objekt fetar. Eshte e njejta gje si ta veshesh per krishtlindje, si per bajram, si per halloëeen, e si per vit te ri. Fëmijet nuk kane vullnet, vetedije per cka sherben ajo feste, thjeshte ata duan te argetohen.

Kritikat e fetareve, se pse femijet po i veshni ashtu apo keshtu per halloëeen apo edhe per vitin e ri, eshte totalisht e papranueshme. Pse? Sepse, secili njeri ka te drejte te jetoj si te doje, te festoj si te doje, dhe te vishet ashtu sic ai don, ashtu sic ben ti per veten tende dhe per femijet e tu. Ne festat fetare, pafund shohim femije qe jane prezent ne objekte fetare, qofte ne kishe apo xhami, dhe askush nuk reagon. A e din ai femije pse ka shku aty dhe per cka shperben ai objekt? Cfare kuptimi ka ajo feste? Jo, nuk e din. Ai gjendet aty, pse prindi i tij e ka cu dhe po vendos per te. Per femijen nuk ka rendesi asgje, pervec qe te argetohet, dhe per kete arsye ata i gezohen ardhjes se cdo feste, e sidomos ketyre te fundvitit..ne te cilat argetohen pafund!

Keshtuqe, moralizimet dhe sulmet ndalni. Askush nuk ka te drejte ti perzihet askujt ne jeten e tij dhe zgjedhjet e tij. Kush te doje le te festoje si te doje!

Avdiu: Halil Kastrati në mëngjes kërkon para për të varfërit, në mbrëmje i ushqen miliarderët

Periskopi.com Lajme

Aktivistja Zana Avdiu ka denoncuar dasmën glamuroze të humanistit Halil Kastrati, ku ranë në sy edhe shumë figura politike si pjesmarrëse në këtë dasëm.

Përmes një shkrimi në Facebook, Avdiu elaboron edhe atë çka thuhet qoftë në shkrimet e shenjta për besimtarët myslimanë por edhe fjalët e profetit të myslimanëve, Muhamedit.

Në fund, ajo pyet Kastratin se ‘a do të perfundosh në AKR apo në PDK”.

Mbrëmë janë publikuar fotografitë nga dasma e djalit të Halil Kastratit, ku shihet se kishte ftuar politikanë, milionerë e komandantë.

Postimi i plotë i Avdiut në Facebook: 

Halil Kastrati ne mengjes kerkon para per te varferit, ne mbremje i ushqen miliarderet- ata qe e krijuan kete varferi

Profeti Muhammed ka thene qe prijesit fetare me te keqij jane ata te cilet shoqerohen me udheheqes politik.

Pastaj porosia tjeter qe e jep profeti Muhammed e cila shkon kryekeput kunder veprimet te ketij hoxhes eshte: Ushqehuni sikur te jeni nje udhetar, mos shkoni ne festa te te pasurve, dhe veshjen mos e konsideroni te vjeter deri sa mund ta qepni.

Te njejten gje e kerkon ajeti kuranor, me plakun e verber dhe te varfer, qe profeti Muhammed pa dashje e neglizhon, duke iu dhane perparesi lidereve te Mekes. Kjo eshte nga herat kur Zoti e kritikon mese rendi Profetin.

Ne cilen ane po qendron imami i famshem Halil Kastrati? Ne ate cka promovon Islami apo ne ate cka e ndalon?

Halil Kastrati meqe veprimtarine e tij e ka zhvillu kinse mbi baza te fese Islame, atehere ai sepaku parimet baze ish dashur te i zbatoj. Nese ai eshte besimtar si pretendon, atehere ne ato tavolina te dasmes do te duhej te ishin ata njerezit te cileve u jane ndertuar shtepite. Keshtu ai do te iu tregonte atyre qe ata jane me vlere dhe nuk kane pse te turperohen, dhe do ta respektonte porosine e Profetit qe kerkon te shoqerohemi me te varferit dhe te dobetit. Por Halili e beri te kunderten, i ftoi milioneret, ata te cilet jane pergjegjes per varferine e atyre qe kinse ky i ndihmon.

Perderisa eshte ndaluar te iu shkohet ne festat luksoze te pasurve, imagjino sa e ndaluar eshte ta bejsh ti nje te tille dhe ti ftosh ata aty. Nje feste ultra luksoze, me njerezit me te pasur, me oligarket me te medhenj te vendit dhe me njerezit e dyshuar per krim, ishte dasma e djalit te imamit te famshem. Bravo!

Po e njejta gje ndodh edhe me iftaret qe i organizojne prijesit fetare dhe xhamite, ne te cilat asnjehere nuk ftohen te varferit, minoritetet, grate..etj etj. Por, ne ne secilen tavoline te tyre i ke po keta qe i ka ftu Halili ne dasmen e djalit te tij.

Kjo eshte arsyeja pse feja ne ditet e sotme eshte kthy ne nje sistem te shtypjes dhe te liges, sepse prijesit fetare e interpretojne vetem ne interesa te tyre. Feja momentalisht i mbrone te pasurit, te fortin, shtypesit dhe i shtype te varferit, te margjinalizuarit dhe te diskriminuarit.

Vetem shihi besimtaret ku asnjehere nuk kerkojne qe te zbatohet feja e tyre per imam, per burra, per lider, dhe te pasurit, por Zoti dhe feja e tyre vlene vetem kur eshte kunder grave, LGBT-se, etj. Sipas prijesve fetare dhe atyre qe i ndjekun ata, asnjehere nuk ndodh ndonje termet apo nuk afrohet kijameti per shkak te vrasjeve, femijeve lypsare, fundosjen e refugjateeve, perdhunimeve, trafikimit me njerez, abuzimeve, skllaverimit me njerez, analfabetizmit, korrupsionit etj etj.., por kijameti ndodh nese ndonje grua i zbulon gjunjet apo mos po martohen dy burra. Kjo e tregon qarte hipokrizine e tyre, te cilat ato cka jane baze e fese i injorojne, dhe fene e perdorin vetem aty ku iu konvenon atyre.

Po te ishte feja keso soji, Profet nuk do te ishte Muhammedi por Ebu Xhehli.

Te kthehemi edhe njehere te Halili, ku fillimit eshte pare qe eshte nje arrogant. Dhe mese miri kete e tregon menyra se si “ia fali gjynahet” Naim Abazit, ku i tha se te gjithe njerezit gabojne dhe ia fale. Pastaj si duket veprimtaria e tij me shume eshte me i ndale njerezit prej revoltes kunder miqeve te tij qe i ka ftu ne dasme, sesa te u ndihmoj.

Dhe krejt ne fund dua te ia bej nje pyetje Halilit, a po shkon ne PDK apo ne AKR?

 

Avdiu: Arritja më e madhe për burrat shqiptarë është prostitucioni

Periskopi.com Lajme

Aktivistja, Zana Avdiu, në një publikim në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se arritja më e madhe për burrat shqiptar është prostitucioni – raporton Periskopi.

Këtë publikim, Avdiu e ka bërë marrë për shkas disa nga reagimet e mbrëmshme pas përfundimit të ndeshjes së Kombëtares së Kosovës dhe Bullgarisë.

Ajo shkruan se disa nga burrat, mbrëmë, pas përfundimit të kësaj ndeshjeje, flisnin me krenari për kohën kur shqiptarët kanë shkuar për prostitucion në Bullgari, në një kohë kur vendi ynë ishte shumë konservator dhe shumë fetar, ku vajzat shqiptare nuk liheshin të shkonin as në shkolla.

Shkrimi i plotë i saj:

Arritja me e madhe per burrat shqiptar eshte prostitucioni

Ckado qe te ndodh, sido qe te ndodh, burrat shqiptar mendjen e kane te prostitucioni dhe shfrytezimi.

Kete nuk e lene anash, as ne sport, muzike apo te ngjashme.

Ndonse vend i varfer edhe ne, i shtypur, i dominuar nga te tjeret, dhe i vuajtur, prape se prape ne nuk kemi marre mesimin e duhur, por jemi bere agresiv, shfrytezues dhe shume te frustruar.

Mjafton nje loje futbolli, dhe burrat shqiptar ti vene ne pah deshirat e tyre dhunuese, shfrytezuese e per prostitucion.

Edhe mbreme, pas nje fitore shume te rendesishme te Kosoves (per arsye politike po e quaj te rendesishme), sheh komente qe ta prishin gezimin, te neverisin dhe te humbin shpresen per kete vend.

Nga dhjetra njerez, te ciliet se paku publikisht do te duhej te kishin qendrime te matura, pashe komente te cilat filsnin me krenari per kohen kur shqiptaret kane shkuar ne prostitucion, ne Bullgari e te ngjashme.

Ne nje periudhe, kur vendi yne ishte shume konservator dhe shume fetare, e e as nuk linin vajzat shqiptare te shkonin ne shkolla madje, dhe kur gruaja ishte e mbyllur dhe moralin kryesisht e lidhte me monogamine, dhe jo sex jashtemartesor, burrat shqiptar, shkonin dhe shfrytezonin varferine ne shtetet e tjera. Shkonin ne prostitucion.

Pra, kjo ishte ne kundershtim me vlerat qe ata i promovonin. Tjetercka thonin e tjetercka benin. Dy here te pamorelshem jane keta, sepse ate qe e kane konsideruar imorale e kane bere vet. Vepronin kunder vlerave qe i promovonin. Ja cfare morali kane pas gjysherit dhe baballaret tuaj!

Mbyllja e grave dhe vajzave, duke mos i lene edhe ne shkolle madje, i kane bere ne emer te moralit dhe shkuarja e tyre neper prostitucion dhe shfrytezimi i varferise se tjetrit, tregon shume per moralin e burrave shqiptar.

Pavaresisht se prostitucioni eshte jo etik, shfrytezimi i varferise se tjetrit per ta keqperdore seksualisht, eshte hala me i tmerrshem, imoral dhe grotesk.

Por ajo cka eshte me e dhimbeshme dhe tmerrshme, eshte qe sot i sheh figura qe kane pozita shteterore, profesore universitar, gazetare, mjek, mesues etj, ne vend se te turperohen prej kesaj, dalin dhe krenohen me te. Pa pike turpi, shprehin ngazellim per prostitucionin e te pareve te tyre.

Cfare krenarie, cfare e arriture eshte me shku ne prostitucion, a me tregon dikush?