Vaksinave u doli afati: Sa do t’i kushtonin Kosovës 133 mijë dozat e AstraZenecas?

Vaksinave u doli afati: Sa do t’i kushtonin Kosovës 133 mijë dozat e AstraZenecas?

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, gjatë ditë së djeshme ka njoftuar se janë hequr nga administrimi 133 mijë vaksina AstraZeneca, pasi u ka skaduar afati.

Në këtë kohë kur shumë shtete ballafaqohen me mungesë të vaksinave, përfshi këtu edhe Kosovë, ndodhë që 133 mijë doza të vaksinave AstraZeneca të hidhen në bërllok, pasi që ato nuk iu dhanë qytetarëve dhe iu skadoi afati.

Fatmirësisht Kosova këto vaksina nuk i bleu. 133 mijë vaksinat ishin donacion nga shteti i Norvegjisë që tregon mospërfillje të Qeverisë Kosovës ndaj donacioneve të huaja.

Por, sa do t’i kushtonin Kosovës këto vaksina nëse do të ishin blerë?

Prej të gjitha vaksinave që janë të miratuara në Evropë, AstraZenca është më e lira.

Çmimi i saj varion nga mesatarisht 2 euro deri në 3 euro.

Nëse Kosova do t’i kishte blerë 134 mijë vaksina të cilat iu doli afati do t’i kushtonte buxhetit të Kosovës, afër 268 mijë euro e deri afër gjysmë milioni.

134 mijë vaksina, mesatarisht nga 2 euro doza, bëjnë 268 mijë euro.

Papërgjegjshmëria e Ministrisë së Shëndetësisë bëri që këto vaksina të mos-administrohen te qytetarët, duke thënë se qytetarët nuk duhet t’i zgjedhin vaksinat.

Shpërndaje në: