Vdes nobelisti kinez Liu Xiaobo
Nobelisti kinez Liu Xiaobo, i cili ishte aktivist shumë i zëshëm për të drejtat e njeriut, ka vdekur në moshën 61 vjeçare, shkruan BBC, transmeton Periskopi.
Xiaobo ishte i diagnostifikuar me kancer në mëlçi dhe po trajtohej në një spital në veri-lindje të Kinës, ku ishte transferuar nga burgu muajin e kaluar në të cilin ishte i burgosur me dënim prej 11 vitesh për veprën “mosbindje”./Periskopi/



