Vie reagimi i Rusisë pas marrëveshjes Britani e Madhe-Suedi

Vie reagimi i Rusisë pas marrëveshjes Britani e Madhe-Suedi

Rusia është duke e vëzhguar me kujdes cdo gjë që mund ta prekë konfigurimin e NATO-s në kufijtë e saj, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke reaguar ndaj vizitës së kryeministrit britanik, Boris Johnon, që është duke e zhvilluar në Suedi dhe Finlandë, shkruan The Independent, përcjell Periskopi.

Teksa Johnson ka nënshkruar marrëveshjen e sigurisë me kryeministren e Suedisë, ai pritet që një gjë të tillë ta bëj edhe presidentin e Finlandës këtë pasdite. Këto zhvillime po ndodhin në kohën e agresionit rus në Ukrainë, luftë që ka trazuar elementet e sigurisë në Perëndim, ku dy vendet skandinave kanë shprehur vullnetin e tyre për anëtarësim në aleancën e NATO-s.

Të dy vendet, si Suedia dhe Finlanda, priten që të bëjnë publike vendimet e tyre për anëtarësim në NATO këtë muaj. /Periskopi/

Shpërndaje në: