Vrasja e rëndë në Prishtinë – 63 vjeçarja ishte arsimtare, zbulohen detaje tjera

Vrasja e rëndë në Prishtinë – 63 vjeçarja ishte arsimtare, zbulohen detaje tjera

Sadije Miftari-Godeni po dyshohet se është vra nga bashkëshorti i saj Izet Godeni sot në orët e hershme të mëngjesit.

Gazeta Insajderi ka mësuar se çifti kanë edhe dy fëmijë. Viktima ka qenë edhe arsimtare e gjeografisë në shkollën fillore “Dardania” në Prishtinë.

Kjo është gruaja që u vra nga burri sot në Prishtinë.

Vrasje dyshohet se ka ndodhur në orët e mëngjesit, teksa është konfirmuar se dorasi është vetdorëzuar.

Policia e Kosovës për Periskopin ka dhënë informacione për rastin e vrasjes së rëndë sot herët në mëngjes në Prishtinë.

Sipas tyre, i dyshuari është 70 vjeçar dhe është vetdorëzuar, kështu duke u dërguar në mbajtje.

 

Shpërndaje në: