Këngëtarja serbe vjedh këngën ‘Bon Bon’ të Era Istrefit, klipin ia bën e tëra nudo (Foto/video +18)

Periskopi.com +18

Ka mbledhur miliona klikime, madje vazhdon ende të dëgjohet pavarësisht asaj se i ka më shumë se 2 vjet që është publikuar.

Është fjala për super hitin “BonBon” nga Era Istrefi që është kënga e parë në gjuhën shqipe që është bërë hit botëror.

Era Istrefi, një fytyrë e re në skenën ndërkombëtare s’ka se si të mos kopjohet, kur stili i veçantë që ka e bënë atë një artiste për t’u dëshiruar e admiruar.

Të mirën të gjithë duan ta kopjojnë, e disa edhe mundohen që ta bëjnë një gjë të tillë duke e edituar e duke marrë vetëm disa pjesë të saj.

Kështu ka vepruar këngëtarja serbe, Ana Petroviq e cila ka kopjuar hitin “BonBon”.

Ajo çka bie në sy më shumë tek video e kësaj ‘këngëtareje’ serbe janë skenat e shumta ku ajo shfaqet pothuajse lakuriq.

Ajo ka kopjuar edhe me veshje: 

Video e këngëtares serbe është fshirë nga YouTube për shkak të shkeljes së të drejtave të autorit, dhe disa rregullave tjera por videoklipi i saj tashmë është i qasshëm në DailyMotion, shkruan Gazeta Blic.

Kjo nuk është këngëtarja e vetme serbe që ka kopjuar këngëtaret tona. Pos kësaj ka shumë këngëtar e këngëtare që e kanë bërë një gjë të tillë.

Shpërthen Marina Vjollca: “Të mbys në det me duart e mia….” (Foto)

Periskopi.com Showbiz

10 shtatori është dita e madhe për çiftin Marina dhe Getoar Selimi.

Data e dsmës po afron dhe duket se gjithë vëmendja e femrave të familjes Vjollca është tek veshjet e ditës së dasmës. Por duket se Marina ka një problem te vogël me mbesën e saj.

Jori ka publikuar në Instastory bisedën me Marinën ku Jori i ka treguar një fustan që do veshë në dasmë dhe nga aq sa  mund të duket nga prerja e fotos duket shumë sensual dhe provokues. Por reagimi i Marinës ka shkaktuar të qeshura.

Marina i shkruan se do e mbysë në det në sy të të gjithëve nëse ajo e vesh atë fustan. Me siguri Jori do të zgjedhë një super fustan për dasmën e Marinës dhe kjo është thjesht një shaka.

Kim edhe njëherë pushton rrjetet sociale me fotot e fundit (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Këto ditë ylli i famshëm televiziv Kim Kardashian ka pozuar për “Interview Magazine”, ku u shfaq si ish-zonja e parë Jackie Kennedy.

Kësaj radhe, Kim solli setin fotografik të realizuar nga “Harpers Bazaar Arabia”, shkruan lajmi.net.

Edhe këtë herë, Kimi u shfaq shumë ndryshe ngase jemi mësuar ta shohim zakonisht, por përsëri u kritikua për kopjim.

Ajo mori kritika se ka kopjuar divën e muzikës Cher, këtë gjë e përmendën edhe mediet e huaja.

Aksident i rëndë në Prishtinë, motoçiklisti përplaset me një veturë

Periskopi.com Lajme

Një person ka mbetur i lënduar, pas një aksidenti që ndodhi në mbrëmjen e së enjtes në Prishtinë.

Aksidenti ka ndodhur saktësisht në rrugën ”Vëllëzërit Fazliu” derisa si pasojë e pakujdesisë dhe mospërshtatjes së shpejtësisë në trafik, një motoçikletë është përplasur me një veturë.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës, i cili tha se ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime dhe është duke u trajtuar në QKUK.

AKR ‘goditje’ të papritur PDK’së: Po shpifni …

Periskopi.com Lajme

Grupi i Asamblistëve të AKR-së në Prishtinë ka reaguar lidhur me kallëzimin penal nga Dega e PDK-së në Prishtinë për Drejtorin e AKR-së  Besart Vllahinja.

Në reagimin e AKR-së thuhet se Aleanca Kosova e Re, si pjesë e qeverisjes lokale në qytetin e Prishtinës ka dhënë kontributin e vet në zhbllokimin e jetës institucionale në kryeqytet duke i dhënë primatin interesit të qytetarit.

“Dega e PDK-së në Prishtinë i jep vetes të drejtë që të shërbehet me të pavërteta dhe shpifje në adresë të Drejtorit të Kulturës në Komunën e Prishtinës, z.Besart Vllahinja, mbase sa për të përmbushur obligimin partiak, të bërit opozitë në kryeqytet edhe përmes shpifjeve për punësime pa procedura. Për të treguar pjesën humoristike të kallëzimit penal të depozituar sot në Prokurinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), drejtori për kulturë akuzohet për punësim të gjoja aktivistëve të partive tjera”.

“AKR në Komunën e Prishtinës udhëheq me dy drejtori, Drejtorinë e Kulturës dhe Drejtorinë e Bujqësisë. Drejtorët tanë, edhe pse për një periudhë të shkurtër kohore, kanë performuar suksesshëm me dikasteret përkatëse. Këtë e dëshmojnë edhe organizatat të cilat monitorojnë nga afër punën e Komunës së Prishtinës, raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit, ku trajtohet veçanërisht puna e drejtorive përkatëse, si dhe ç’është më e rëndësishmja, vlerësimi i qytetarëve”, thuhet në njoftim

Me tej në këtë komunikatë thuhet se “e kuptojmë edhe se jemi në prag të zgjedhjeve lokale dhe se kritikat e bëra nga PDK, kanë për qëllim fushatën, por nuk është opozitarizëm të shërbehesh me shpifje dhe insinuata”.

Vetëvendosje: Qëllimi ynë është që PDK të mbetet në opozitë

Periskopi.com Lajme

Lëvizja Vetëvendosje ka kundërshtuar edhe njëherë mundësinë e një krijimi të Qeverisë gjithëpërfshirëse në Kosovë, e cila e njëjta mund  të jetë edhe zgjidhja më e mirë për të dalë nga kriza institucionale.

Shqipe Pantina, deputete e VV-së ka treguar për “Indeksonline” se do të marrin pjesë në seancën e ardhshme.  Mirëpo, ajo ka përsëritur qëndrimin e partisë duke theksuar se janë të vendosur që Partinë Demokratike të Kosovës ta dërgojnë në opozitë.

Sipas saj, partia të cilën e drejton Kadri Veseli gjatë qeverisjes aktuale së bashku me LDK-në ka ngecur në shumë çështje të rëndësishme për vendin.

“Ne kemi dhënë qëndrimin tonë për këtë çështje. Mendojmë se PDK duhet të shkojë në opozitë. Por vetëm që nuk ka pasur ndonjë përparim, përkundrazi gjendja në vend është përkeqësuar, është rritur korrupsioni, krimi duke u sulmuar njerëzit në rrugë si dhe janë rritur vjedhjet dhe kështu me radhë”, ka thënë ajo.

Më tej, deputetja e VV-së thotë se shteti po vazhdon që të jetë i kapur nga njerëzit të cilët janë në krye me PDK-në, e këta njerëz, sipas  saj, duhet të përgjigjen në mënyrë që të merren me vetveten dhe të lejojnë rrugë partive tjera që kanë qëllim zhvillimin e vendit.

“Ne jemi kundër një qeverie çfarëdo qoftë ajo pjesë e së cilës është edhe PDK-ja”,ka thënë Pantina

Tutje, ajo ka folur edhe rreth konstituimit të Kuvendit, Pantina thotë se ende nuk kanë pranuar ftesë zyrtare nga sekretaria e Kuvendit. Sipas saj, qëllimi i tyre është që sa më shpejtë të formohen institucionet e reja të vendit.

“Natyrisht që ne marrim pjesë në secilën seancë që e thërret kryesuesi i seancës. Qëllimi ynë është që sa më shpejt të konstituohen institucionet e reja të dalura nga zgjedhjet e 11 qershorit dhe të vazhdojmë me punë shumë të mëdha  që e presin vendin. Ende nuk kemi marrë ndonjë ftesë zyrtare, të paktën nuk jemi njoftuar nga sekretaria e Kuvendit se kur do të mbahet seanca . Por kurdo që të ftohet ajo ne do të marrim pjesë”, ka përfunduar ajo./Indeksonline

Rriten çmimet për festën e Kurban Bajramit (Video)

Periskopi.com Lajme

Qytetarët i janë msyer më të madhe tregut, aty ku blejnë zakonisht produktet ushqimore për festën e Kurban Bajramit.

Tregu i Gjelbër në Prishtinë u mbipopullua nga qytetarë të shumtë që po bënin blerjet për ketë festë.

Mirëpo ata po ankohen për ngitje të çmimeve të këtyre produkteve e që sipas tyre ndodh secilën herë kur ka festa.

Përveç çmimeve të larta një tjetër problematikë shqetësuese për qytetarët ishte dhe lëvizja pa kriter e makinave në mes të këtij tregu ,duke e bërë dhe më të rëndë blerjen për ta.

Ndiqeni kroniken e plotë.

Luana Vjollca transformohet pak ditë para dasmës së Marinës (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Moderatorja Marina Vjollca dhe reperi Getoar Selimi do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë në datën 10 shtator. Ndërkohë që të tërë janë duke u marrë me përgatitjet Luana Vjollca, motra e nuses ka vendosur të na surprizojë.

Luana Vjollca sapo ka përfunduar pushimet e saj dhe ka shumë pak që është kthyer nga Mykonos.

Në një postim që ajo ka bërë në Instastory, shfaqet me një ndryshim në look. Luana ka vënë ekstenshën, e veshur me një fustan në ngjyrë mustardë dhe me trupin në ngjyrë të bronxtë, ajo duket në formë të shkëlqyer.

Të gjithë janë kureshtarë të shohin motrat Vjollca se si do të shkëlqejnë në ceremoninë martesore të vitit.

Zaev do t’i befasojë të gjithë për Bajram, edhe shqiptarët!

Periskopi.com Lajme

Nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë njoftojnë se kryeministri i vendit, Zoran Zaev do të marrë pjesë në lutjen e mëngjesit me rastin e Festës së besimtarëve të fesë Islame, Kurban Bajramit.

“Ju informojmë se nesër, e premte,01.09.2017, me rastin e Festës së Kurban Bajramit, të cilën e festojnë besimtarët e fesë islame, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev do të jetë i pranishëm në lutjen e mëngjesit, namazin e Bajramit, në xhaminë e Mustafa Pashës në Shkup, në ora 6:30”, thuhet në kumtesën e Shërbimit për shtyp të Qeverisë.

Miqësitë që duhet të eliminoni menjëherë nga Facebook

Periskopi.com Tech & Auto

Spastrime nuk duhet të bëni vetëm në jetën reale, por edhe në atë virtuale. Madje mënyra e fundit është edhe më e lehtë. Ja se cilët janë personat që mund të eliminoni nga rrjeti social Facebook

Bërja e një seleksionimi të kujdesshëm të miqësive në Facebook mund të jetë e vështirë, por ndonjëherë është e nevojshme. Do t’ju mbështesim nëpërmjet këtij artikulli duke ju shpjeguar se pa cilat miqësi mund të bëni në Facebook.

Ish të dashurin tuaj, motrën ose mamanë e tij / saj apo shkurt këdo që ka të bëjë me të

Ndarjet kanë vetëm një anë pozitive: nuk duhet të shtireni më se ju pëlqejnë sjelljet pasive-agresive të motrës ose të vëllait të partnerit / partneres, bezdisja e nënës apo ajo e tezes. Ndaj, përse duhet t’i mbani më në jetën tuaj virtuale? Eliminojini, nuk keni nevojë për ta. Ju mjafton vetëm një klik për të bërë këtë.

Tipa të çuditshëm që ju kanë shtuar kur të gjithë mendonin se Facebook ishte si Myspace

“Çlirohuni” nga të gjithë ata të panjohur që ju kanë kërkuar miqësi, kur të gjithë ishim në fillimet tona të të kuptuarit se si funksiononte Facebook-u. Në jetën reale do të ishte njësoj sikur të takonim një të panjohur në stacionin e autobusit, e të fillonim të futeshim menjëherë në muhabet, madje duke e pyetur edhe për statusin privat. Kjo nuk është e pranueshme.

Ngacmuesit që nga koha e shkollës

I mbani mend ofendimet që ju bënin kur dëgjonit Mariah Carey-n me ëalkman-in tuaj, gjatë kohës së pushimit të gjatë? Nuk duhet të humbni kohën tuaj. Mos qëndroni në kontakt me këdo që ka qenë meskin në të shkuarën. Edhe pse në të vërtetë një X person e keni shtuar te miqtë tuaj në Facebook vetëm për t’i përplasur për shembull këngën e Jessie J “ëho’s laughing noë?”, më mirë lëreni atë që të luajë në oborrin e shkollës, në vendin e duhur për të.

Racistët “shpërfillës”

Janë shumë të dallueshëm, sepse bien menjëherë në sy me “temat” problematike që diskutojnë në lidhje me emigrantët, për racat e ndryshme, për personat me zgjedhje seksuale të ndryshme etj. Dhe në fakt nuk dinë të postojnë asgjë veç këtyre temave. Të bezdisshëm apo jo? Ndaj, nëse në jetën reale jeni kundër racizmit, pse duhet të mos jeni në atë virtualen!

Egocentrikët që komunikojnë ekskluzivisht nëpërmjet citimeve

Nëse jeta e dikujt prej kontakteve tuaja duket se ka shumë të përbashkëta me profilin e Instagram-it të Miranda Kerr, bëjini një nder dhe eliminojeni.

Shoqen që ju bën tag gjithmonë në fotot ku keni dalë në mënyrën më të keqe të mundshme

Mbase mund të keni edhe ju një shoqe që ju bën gjithmonë tag në fotot ku keni dalë symbyllur, të papozicionuar mirë, përgjumësh, të mërzitur apo me sy të kuq. E tmerrshme apo jo! Ky është një nga ata mëkatet e Facebook që meriton eliminimin e menjëhershëm dhe të pamëshirshëm. Mos e mendoni dy herë.

Personat që besojnë se pamja e panines që ata hanë është e denjë për lajm në faqen e parë

Përdoruesit mendjemprehtë dhe diskretë kanë një lloj “filtri” të brendshëm që i mban larg postimit të çdo lloj gjëje në Facebook. Por personat që nuk e kanë këtë aftësi, transformohen në krijesa të egra për përditësimin e vazhdueshëm të mëngjesit të tyre, të drekës apo të darkës e të tjera me radhë. Niveli i interesit për ta është zero nga ju, kështu që përse duhet t’i mbani ende miq në Facebook.

Të mirët falsë ose të “fshehurit”

Bëjnë sikur janë të mirë me të gjithë, por sapo i takoni drejtpërdrejt, kuptoni se jo vetëm që nuk janë kështu, por skandalizoheni me paragjykimet dhe fjalët e këqija që thonë për të njohurit tuaj të përbashkët. Këta janë të mirët falsë. Po kështu ndodh edhe me ata të “fshehurit”, ata që nuk bëhen asnjëherë pjesë e profilit tuaj në Facebook, por që nga ana tjetër, sapo ju takojnë i dinë të gjitha për ju. Neveritëse apo jo!

Tashmë ju takon juve se kë doni të eliminoni nga Facebook dhe përse!  /  Top Channel

Blerona Zeqiri e bën në pikë të ditës… (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Moderatorja e “RTV 21”, e shumë komentuara Blerona Zeqiri nuk ndalet së postuari më rrjete sociale.  Nganjëherë duket se poston çdo gjë çfarë bënë, shkruan “Kosovarja”.

Blerona së fundi ka nisur të ushtrroj, kjo pas presionit të madh të medias në lidhje me kilogramët e tepërt.

Ama, duke pirë verë të bardhë vështirë të humbasë kilogram.

Blerona sot që në pukë të ditës po pi verë dhe shihet se po i shijon mjaftë. Epo, gëzuar!

Zogaj flet për herë të parë për ata që dyshohet se e rrahën

Periskopi.com Lajme

Njollat e gjakut ende janë të pranishme në hyrjen e ndërtesës ku jeton drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës. Sokol Zogaj ishte sulmuar dy javë më parë nga dy persona të panjohur, teksa po nisej për në vendin e tij të punës. Përveç njollave të gjakut, në murin e hyrjes së ndërtesës është edhe mbishkrimi “Je i Vdekur – Anonim”, për të cilin banorët nuk e dinë se kur është shkruar, madje as që e kishin vërejtur.

Drejtori i Burgjeve për KALLXO.com rrëfen momentin e sulmit me shkopinj bejsbolli në mëngjesin e 16 gushtit.

“Zakonisht, unë në 7:00 në mëngjes shkoj në punë. Kur kam dalë prej banesës, në fund të shkallëve, te hyrja, kanë dalë dy veta dhe forcërisht më kanë kap për duarsh dhe më kanë fut në terrin e një banese në katin e parë. Menjëherë kanë filluar të më godasin me shkopinj”, ka thënë Zogaj, duke shtuar se nuk ka mundur t’i identifikojë, “por i kam pa dy fytyra të çoroditura”.

Zogaj tha se sulmi ka zgjatur rreth 30-40 sekonda dhe se sulmuesit nuk ishin të maskuar për çka nuk ka mundur t’i identifikojë. Por, shton se mbiemrat e dy prej të dyshuarve i ka hasur në qendrat korrektuese.

Ai është i bindur se sulmi ndaj tij nuk ka pasur të bëjë me jetën e tij private, por me pozitën e tij si drejtor gjeneral i Burgjeve të Kosovës.

Majlinda vjen me foto seksi, Majk ja çka ke humbur (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Majlinda Zeka përveç se po tregohet një nënë e kujdesshme ndaj djalit të saj, ajo edhe po e shijon jetën.

Ajo është shumë aktive në rrjete socale, së fundi më së shumti me imazhe të të birit.

Ndërsa tani, Majlinda postoi një foto të sajën gjatë një vizite në qytetin e Shkupit, në të cilën foto dukej mahnitëse.

Me këtë paraqitje, Majlinda e veshur me një fustan të zi të shkurtër mori shumë komente nga ana e ndjekësve.

Kim Jong-un detyron ushtarët e uritur të vjedhin dhe hanë misër

Periskopi.com Lajme

Ushtarët e uritur në Korenë e Veriut janë urdhëruar të vjedhin misër nga arat që të luftojnë urinë dhe të ruajnë fuqinë për të luftuar, pasi që “lufta është e pashmangshme”, shkruan e përditshmja angleze Telegraph duke iu referuar të përditshmes “Daily North Korea”.

Zyrtarët ushtarakë i kanë urdhëruar ushtarët, të lodhur pas trajnimit, të hanë misër nëpër fusha pasi që lufta është e pashmangshme, ka bërë të ditur një burim i paidentifikuar nga provinca Hamgong e Koresë së Veriut, transmeton Telegrafi.

Ata madje kanë kërcënuar ushtarët duke u thënë: “nëse qëndroni të uritur edhe pse ju kemi urdhëruar të hani misër, do të ballafaqoheni me probleme të shumta”, ka shtuar burimi.

 

Ja pse vdesin shqiptarët

Periskopi.com Lajme

Në 2015, shtetet anëtare të BE-së shpenzuan rreth 1,058 miliardë euro për shëndetin.

“Shëndeti”’ është zëri i dytë më i madh i shpenzimeve publike, pas mbrojtjes sociale’ me  19.2% të totalit të shpenzimeve publike.

Në Shqipëri, shpenzimet për shëndetësinë zunë 8.4% të totalit të shpenzimeve publike më 2015, 25 herë më të ulëta se mesatarja e BE-së.

Por edhe pse në nivele të ulëta, eficienca e shpenzimeve për shëndetësinë është përkeqësuar vitet e fundit, pasi një pjesë e madhe e fondeve do t’u alokohen kompanive koncesionare që po administrojnë disa shërbime në fushën e shëndetit me fonde publike që nuk kanë performancë të matshme.

Nga ana tjetër, Shqipëria po përjeton një barrë në rritje të nivelit të sëmundjeve.

Të dhënat nga portali global ëëë.healthdata.org tregojnë se në fund të 2015-s, shqiptarët kishin barrën më të lartë të sëmundjeve në rajon, gjithashtu edhe vdekshmërinë më të lartë për çdo diagnozë. Shqipëria renditet në zonën e kuqe për vdekjet e parakohshme, të cilat ishin mbi parashikimet./Report tv

Dënohet polici pasi pranoi shërbime falas nga prostitutat

Periskopi.com Lajme

Gjykata e Qarkut e Cyrihut e ka shpallur fajtor një ish udhëheqës të policisë së prostitucionit, për korruptim pasiv dhe për shkelje të detyrimit për ruajtjen e sekretit zyrtar, shkruan srf.ch.

Ai është dënuar me kusht me gjobë. Duke qenë se nuk ka ushtruar detyrim, ai është liruar nga pika e akuzës që e ngarkonte edhe për abuzim me detyrën zyrtare, transmeton albinfo.ch.

Personi që punonte në sektorin e “delikteve seksuale dhe të prostitucionit” në Policinë e Qytetit të Cyrihut, qe arrestuar në vitin 2013 në lidhje me një aferë në një klub seksi.

Veç tij, atëbotë qenë akuzuar edhe policë të tjerë, se, në këmbim të seksit dhe pijeve falas kanë paralajmëruar prostitutat nga kontrollet policore që do të pasonin.

Deklarata e fundit e Ramush Haradinajt për formimin e Qeverisë

Periskopi.com Lajme

I nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj ka thënë sot se javën që po vjen Kuvendi dhe Qeveria e re do të formohen.

Ai këtë deklarat e bëri në Prizren duke theksuar se  do të ketë intensifikim më të madh për krijimin e institucioneve.

Mandatari për formimin e qeverisë nga koalicioni PAN, ka deklaruar se javën që vjen do të intensifikohen punët për krijimin e institucioneve të reja.

I pari i AAK-së Haradinaj shprehet i habitur me atë që po ndodh në konstituimin e legjislacionit të ri.

Këto komente Haradinaj i bëri në Prizren, ku para strukturave të partisë prezantoi Lulzim Kabashin si kandidat të këtij subjekti politik për zgjedhjet e 22 tetorit. Me këtë rast u prezantuan edhe kandidatët për këshilltarë të AAK-së në Prizren.

Pas rrahjes së gruas, Stavileci publikon një letër që sapo i erdhi

Periskopi.com Lajme

Zëvendës ndihmës-sekretari amerikan, Hoyt Yee, me anë të një letre dërguar ministrit Blerand Stavileci, i ka shprehur keqardhje për sulmin ndaj bashkëshortes së tij, Vitorës.

“Dëgjova për sulmin e egër dhe të ulët ndaj gruas suaj dhe desha që në emër të shumë miqve tuaj në qeverinë amerikane të shpreh keqardhje ndaj teje dhe familjen suaj, ndërsa Vitores shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar Hoyt Yee.

Ai ka thënë se pret nga autoritetet kosovare që të hetojnë rastin dhe se shpresojnë që sa më shpejtë të sillën para drejtësisë ata që sulmuan gruan e ministrit Stavileci pasditen e së hënës.

“Ne do të vazhdojmë në punojmë me ju dhe qeverinë tuaj që të ndërtojmë një të ardhme të sigurt dhe me prosperitet për Kosovën dhe qytetarët e saj. Me partnerë si ju, jam i sigurt se do të jemi të suksesshëm”, përfundon letrën e tij, zv.ndihmës-sekretari amerikan.

Letrën e ka publikuar Stavileci në profilin e tij në Facebook, duke e falënderuar shtetin amerikan për përkrahje.

Vdesin dy kosovarë në aksident trafiku në Gjermani

Periskopi.com Lajme

Dy kosovarë nga Malisheva kanë mbetur të vdekur pas një aksident trafiku në Gjermani.

Indeksonline mëson se bëhet fjalë për një qift të ri, shkruan Indeksonline.

Personat në fjalë janë Labinot Kastrati dhe Elmedina Kastrati 24 vjeçare.

Yll Rugova tregon pse është në listën e Vetëvendosjes

Periskopi.com Lajme

Yll Rugova do të jetë një nga kandidatët në listën e Vetëvendosjes për asamblist në Kuvendin Komunal të Prishtinës, bartës i së cilës është kryetari aktual Shpend Ahmeti, i cili do të garojë edhe për një mandat katër vjeçar në kryeqytet, transmeton Periskopi.

Rugova, përmes një publikimi në rrjetin social “Facebook” ka sqaruar se pse është pjesë e kësaj liste, shkruan Periskopi.

Ai shkruan se synimet e tij politike tash e sa vite lidhen me Prishtinën.

“Para disa javësh i kam ofruar Shpendit dhe Dardanit që të bashkangjitem, me idenë që të jap kontributin në zhvillim të kulturës. Është domosdoshmëri ndërhyrja urgjente në këtë fushë. Aty, me mbështetje edhe të komunitetit dhe bashkmendimatërve duhet të inicojmë ndryshime rrënjësore, të cilat me shpresë nga niveli i kryeqytetit pastaj e ndikojnë edhe nivelin qëndror”, shkruan ndër të tjerash Rugova.

Lexoni të plotë shkrimin e tij në Facebook:

Pse jam në listën e Vetëvendosjes për Prishtinën?

Synimet e mia politike—të cilat nuk është se gjithmonë i kam artikuluar publikisht—tash e sa vjet, lidhen me Prishtinën. Në 2013 kemi garuar si PF veç në Prishtinë, me bindjen që çfarëdo ndryshimi në Kosovë inicohet së pari me ndryshimet në Prishtinë. Vazhdoj të besoj fuqishëm në këtë ide. Vitin e kaluar, së bashku me disa bashkmendimtarë, e kemi themeluar organizatën Për Prishtinën me cak zhvillimin e kryeqytetit. (Për këtë do ta shkruaj një tekst në ditët në vijim).

Para disa javësh i kam ofruar Shpendit dhe Dardanit që të bashkangjitem, me idenë që të jap kontributin në zhvillim të kulturës. Është domosdoshmëri ndërhyrja urgjente në këtë fushë. Aty, me mbështetje edhe të komunitetit dhe bashkmendimatërve duhet të inicojmë ndryshime rrënjësore, të cilat me shpresë nga niveli i kryeqytetit pastaj e ndikojnë edhe nivelin qëndror.

Shpendi dhe Dardani kanë qenë shumë mikëpritës dhe tashmë edhe zyrtarisht do të jem pjesë e ekipit në garën e zgjedhjeve të 22 tetorit.

Besoj fuqishëm në çasjen politike e programore të Shpendit në mandatin e kaluar. Jam i bindur se nëse kontribuojmë edhe të tjerët bashkarisht zhvillimi i Prishtinës do të shumëfishohet. Jam mirënjohës poashtu, që Shpendi dhe Vetëvendosja janë të hapur të pranojnë si pjesë të ekipit të tyre edhe pjestarë të shoqërisë civile, pa qenë të involvuar në parti. Megjithëse, unë edhe haptazi e them, se ndryshimi pozitiv që po ndodhë graviton përreth Vetëvendosjes si një organizim i mirëfillt politik në Kosovë. Dhe unë mbase nuk jam pjesë e partisë Vetëvendosje, por gjithsesi mendimi im politik është pjesë e Vetëvendosjes si lëvizje gjithëpopullore.

#përprishtinën #shpendiedhe4