Krisja e raporteve me SHBA-të, dëmtimi i shtetit nga Kurti e mbajtja pezull e institucioneve – krejt çka tha Xhaferi në Periskopi
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Krenar Xhaferi, ka qenë i ftuari i radhës në emisionin “Reel Talk me Maxhunin”, i cili transmetohet në Periskop dhe T7.
Xhaferi foli për për vizitat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) të kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit. Deputeti i LDK-së vlerëson se Kosova është në një situatë të rëndë politike dhe institutcionet e vendit duhet të reflektojnë në raport me SHBA-në.
“Ne jemi në një situtatë të rëndë politike e cila normalisht refletkton edhe në situtatën ekonomike. Reflekton edhe në situtatën e institutcioneve të Kosovës që janë në krizë. Këtu hynë edhe parneriteti ynë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe shtetet evropiane. Kurrë, Kosova nuk ka qenë më në krizë si politikë. Këto vizita unë kujtoj kur po humb topi gjithkund kryeministri po e gjenë një rrugë për me dalë prej kësaj situate. Por atje duhet të takohen krerët e institutcioneve jo të takohen qytetarët”, ka thënë ai.
“Në realcion me SHBA-të duhet të kemi një kujdesë të jashtëzakonshëm. Sepse sot ku jemi këtu si në vitet e 90-ta. Kur ne kemi pasur partnerë strategjik, partnerë në ecjen tonë përpara i kemi pasur Shtetet e Bashkuara të Amerikës si në kohën e luftës ku ka qenë një partneritet si me krahun e presidentit Ibrahim Rugova dhe Ushtrisë Çlirimatare të Kosovës si në kohën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, gjithë ky proces ka qenë në një koordinim të plotë me ta. Ky kontribut i Shtetet e Bashkuara është shumë i veçantë dhe është ruajtur. Partnerët duhet të ruhen dhe jo të krijohen situata të tilla”, ka thënë Xhaferi për Periskopin.
Shtetet e Bashkuara e kanë pezulluar për një kohë të pacaktuar dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën, për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e Qeverisë në detyrë, Xhaferi këtë vendim e ka konsideruar si ngencjen më të madhe të cilën e ka shkaktuar kryeminstri në detyrë Albin Kurti.
“Skena politike në Kosovë nuk është e rastësishme në një situtatë të tillë me të cilën jemi. Kjo nuk vjen për një moment d.m.th kur krejtë rrugën nuk e sheh të udhës një koordinim me vendet mike, edhe këtë momentum politik e ke për shkak të moskoordinimit me shtetet evropiane. Kur krijon vetëm populizëm në filozofinë tonde politike atëherë problemet politike i ke tek dera. Sepse ti nuk ki qasje të zgjidhjesë së problemeve por e sheh vetëm aspektin popullistë të problemit në të cilin je. Dhe pikërisht këtu kemi ngecjen e madhe”, ka thënë Xhaferi.
Ai ka folur edhe për pezullimin e Dialogut Strategjik ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës, derisa përgjegjës për këtë veprim e ka bërë Kurtin.
Xhaferi: S’ka vullnet për krijimin e institucioneve nga Kurti, sepse s’ka as numra
Xhaferi ka folur për mos konstituimin e Kuvendit dhe votimin ndaras të kanidatëve për nënkryetarë të Kuvendit të Kosovës nga komuniteti pakicë. Ai tha se Kurti nuk ka vullnet për ta funskionalizuar Kuvendin e Kosovës.
“Është mos vullnet i Lëvizjes Vetëvendosje. Po të kishte vullnet politik, si para katër viteve e ka konstituar Kuvendin, nënkryetarët e Kuvendit dhe ka filluar realisht pozicionin e vet si kryeministër në Qeverinë e Kosovës. Pra ka ekzistuar vullneti politik. I pari e ka zgjidhur problemin e ngërçit nuk e ka parë atëherë problem pjesën e nënkryetarit serb por e ka parë ecjen përpara edhe i ka pasur numrat për pjesën e Qeverisë tutje”.
Xhaferi i bindur se LDK e fiton Prishtinën dhe e rikthen Gjilanin
Deputeti i LDK-së ka folur për zgjedhjet lokale që do të mbahen me 12 tetor.
Xheferi ka thënë Hajrulla Çeku nuk do të duhej të kandidohej për keyetar të kryeqytetit. Sipas tij, Çeku njihet si bllokuesi i projekteve të Prishtinës.
“Ne kemi pasur në Prishtinë bllokada të mëdha nga Hekuran Murati sa i përket buxhetit, kemi pasur edhe bllokada të mëdha sa i përket ministrit Hajrulla Çeku i cili është edhe kandidat për Prishtinën. Po të isha unë Hajrulla Çeku nuk do të kisha kandisu për Prishtinën për shumë arsyje. Sepse po t’i përmendi disa projekte të cilat janë të bllokuar në Prishtinë. Platforma Pallati i Rinisë me Arbërinë, rruga ‘Rexhep Luci’, sheshi ‘Xhorxh Bush’, rruga ‘Agim Ramadani’”, ka thënë ndër të tjera Xhaferi./Periskopi/



