Rama në atlete, takohet me Macron
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar me presidentin francez, Emmanuel Macron.
Edhe këtë herë kryeministri shqiptar ka spikatur me veshje të veçantë, pasi ajo çka bie në sy nga takimi i tij me Macron janë atletet e bardha Adidas të kombinuara bukur me kostumin e kollaren e kuqe, njofton Klan Kosova.
Rama është në Trieste të Italisë ku edhe po merr pjesë në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor.




