Kurti tregon se cili është programi i Vetëvendosjes për ekonominë
Kandidati për kryeministër nga Vetwvendosje, Albin Kurti ka prezantuar programin ekonomik të kësaj partie.
Në emisionin “Arena” me gazetarin Diritan Hila, Kurti tha se kanë propozuar një bankë zhvillimore e cila do të mbrojë prodhimin vendas.
“Ne kemi propozuar të kemi një bankë zhvillimore e cila është e lidhur me kuvendin e Republikës e cila do t’i ketë kamatat nën 3% me periudha shumë vjeçare. Kjo bankë do të jetë me një lidh për mbrojtjen e prodhimit vendas si dhe me dhënien e përparësisë së kompanive lokale në tenderimin publik. Banka zhvillimore do të kishte një udhëheqje apartiake dhe kjo bankë do të të kombinohej me një agjencion zhvillimor. Ne kemi nevojë për një agjenci zhvillimore. Në të njëjtën kohë do të kishim edhe një fond sovran që do të ishte aksionar kryesor në ndërmarrjet publike dhe shoqërore, pra ndërmarrjet publike do t’i nxjerrim nga qeveria, ndërmarrjet shoqërore do ti nxjerrim nga agjencia kosovare e privatizimit që do të shuhej dhe fondi sovran do të kishte një shef me një mandate 7 vjeçar apartiak, me një bord mbikëqyrës që do t’i raportonte Kuvendit dhe do ta bënte joshës investimin brenda vendit. Fondi i kursimeve të pensioneve në Kosovë është mbi 1.5 mld euro, vetëm 3,.2% investohet brenda vendit, gati 97 % këto para ndodhen jashtë. Banka Zhvillimore, fondi sovran dhe agjencia zhvillimore do t’i jepnin hov zhvillimit të vendit duke krijuar mundësinë që mërgata jonë të investonte në Kosovë”, sqaroi Kurti.



