Dorëhiqet zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë

Dorëhiqet zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë

Sekretari për Media i Shtepisë së Bardhë, Sean Spicer, ka dhënë dorëheqje.

Dorëheqja e Spicer vjen pas kundërshtimit të vendimit të Donald Trump, për emërimin e Anthony Scaramucci si drejtor për komunikim.

Ekonomisti i Wall Street, Anthony Scaramucci është zgjedhur për një pozitë e cila pjesërisht ishte mbuluar nga Spicer.

Konferencat për media të Sean Spicer ishin hit nëpër media, megjithatë javëve të fundit ai ishte tërhequr nga paraqitjet publike.

 

Shpërndaje në: