Këto janë datat kur mund të thirret seancë konstituive

Këto janë datat kur mund të thirret seancë konstituive

Njëri nga pjesëmarrësit në takimin me presidentin e vendit, Hashim Thaçi për caktimin e seancës konstituive i ka thënë Klan Kosovës në kushte anonimiteti se dy datat e preferuara të përfaqësuesve të partive politike për caktimin e kësaj seance janë: 27 korriku dhe 4 gushti.

Sipas këtij burimi e tëra është në dorën e presidentit Hashim Thaçi, zyra e të cilit ka nisur tash e disa ditë konsultimet me Sekretarin e Kuvendit, që do të duhej të caktonte këtë seancë.

Kreu i shtetit sot ka mbledhur në zyrën e tij përfaqësuesit e partive politike në vend për të diskutuar datën e mbajtjes së kësaj seance.

Presidentit në takim i kanë shkuar përfaqësues nga PAN dhe minoritetet, përjashtuar Listën Serbe.

Pos kësaj të fundit, ftesës së Thaçit për takim i ka thënë jo edhe LAA dhe Vetëvendosje, njofton Klan Kosova.

Ditën e premte, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, e kanë quajtur të panevojshëm takimin e ftuar nga presidenti Thaçi.

Lëvizja Vetëvendosje, si subjekt politik i dytë më i madh për kah numri i votave në Kuvendin e Kosovës, përmes rrjetit social Feacebook ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në takimin e presidentit Thaçi.

Shpërndaje në: