Filozofja franceze mbytet duke shpëtuar dy fëmijë
Filozofja Anne Dufourmantelle sot vdiq pasi u përpoq të shpëtonte dy fëmijë në plazh në Rivierën Franceze.
Anna hyri në ujë pasi fëmijët filluan të bërtisnin në plazhin Pampelonnë, pranë St Tropez, ku më pas Dufourmantelle gjeti vdekjen, raporton BBC, transmeton Periskopi.
Ministri francez i kulturës, Francoise Nyssen, tha se Dufourmantelle ishte “filozofja që na ndihmoi të jetonim”.
Dëshmitarët thanë se Anna 53 vjeç u hodh në ujë për të shpëtuar të dy fëmijët, dhe më pas rryma e ujit e hodhi atë shumë larg ku e gjetën shpëtimtarët, por tashmë Dufourmantelle kishte vdekur. Ende është e paqartë nëse Anna i njihte dy fëmijët e përfshirë në incident. Funerali i saj do të mbahet të martën në Ramatuelle në Francën Jugore./Periskopi/



