Pritet vendimi i gjykatës për gruan që vrau burrin e saj në pazarin e Milotit (Foto)

Pritet vendimi i gjykatës për gruan që vrau burrin e saj në pazarin e Milotit (Foto)

Gruaja që ekzekutoi burrin e saj në pazarin e Milotit del sot para gjykatës për masë sigurie. Do të jetë gjykata e Laçit ajo që do të vendosë për 35-vjeçaren Violeta Donaj.

Mëngjesin e së dielës ajo vrau me katër plumba burrin e saj Kujtim Donaj. Gjatë kohës që është marrë në pyetje Violeta është shfaqur e penduar për krimin.

Ajo ka thënë që vërtet kishin probleme në çift, por nuk e beson pse shkoi derisa ta vriste babain e dy fëmijëve të saj.

Nga ana tjetër policia është vënë në kërkim të personit që i ka dhënë pistoletën e krimit 35-vjeçares.

Shpërndaje në: