Mbappe ka bërë gjestin e vitit, tifozët e falenderojnë në mënyrë të veçantë (Video)
Kylian Mbappe ka paguar të gjitha shpenzimet për tifozët nga lagjia Bondy, vetëm që ata ta përcjellin nga afër Kupën e Botës ‘Rusi 2018’
Ylli i PSG nuk e harron vendin se ku është rritur dhe ka bërë një gjest të madh për francezët që jetojnë në lagjen e Bondy të Parisit, shkruan Periskopi.
Mbappe ua ka paguar shpenzimet shumë tifozëve francezë që vijnë nga Bondy vetëm që ata ta përcjellin nga afër Kupën e Botës e cila po zhvillohet në Rusi, shkruan Periskopi.
Tifozët kanë falenderuar Mbappen me anë të një video, ndërsa presin që Franca të shkojë sa më larg në ‘Rusi 2018’.
19 vjeçari ishte startues në ndeshjen e parë të ‘Gjelave’ kundër Australisë, por nuk arriti që të shënojë gol. /Periskopi/



