Tifozi anglez e pa vdekjen me sy derisa po festonte golin e Harry Kane (Video)

Tifozi anglez e pa vdekjen me sy derisa po festonte golin e Harry Kane (Video)

Anglia e mposhti me rezultat 2:1 Tunizinë në ndeshjen e parë të Grupit G

Harry Kane ishte heroi i ‘Tre Luanëve’ duke shënuar dy gola në përballjen kundër Tunizisë, shkruan Periskopi.

Por, për një tifoz anglez goli i Kane i shënuar në minutën e 90-të mund të ishte fatal.

Tifozi kishte hipur në tarracën e një lokali dhe në momentin që Kane shënoi golin e fitores vendi shpërtheu në festë me tifozën që ra nga tarraca, por për fat të mirë ai nuk pësoi ndonjë lëndim të rëndë.

Në videon e mëposhtme mund ta shihni momentin kur tifozi bie nga tarraca. /Periskopi/

Shpërndaje në: