Mediat serbe po tuten mos do të shohin ndonjë flamur të Kosovës në ndeshjen Zvicër – Serbi

Mediat serbe po tuten mos do të shohin ndonjë flamur të Kosovës në ndeshjen Zvicër – Serbi

Mediat serbe po vazhdojnë të përhapin panik për ndeshjen e nesërme mes Zvicrës dhe Serbisë. B92 shkruan për frikën se nesër mund të ketë ndonjë flamur apo baner në mbështetje të Kosovës dhe kjo do të mund ta ‘tensiononte situatën’.

Në një shkrim të fundit të tyre, shkruhet kështu:

“Është e rëndë të besohet se ekipi i Serbisë dhe Zvicrës nuk kanë respekt për njëri tjetrin, sepse të dyja ekipet kanë bërë shumë kohën e fundit. Por fakti që nesër është një situatë e tensionuar nuk mund të përjashtohet. Kundërshtarët do të takohen në Kaliningrad në orën 20:00 në Baltika Arena.

‘Zviceranët nga Kosova”, shkruan B92 “paraprakisht kanë përhapur tensione në prag të ndeshjes, në mënyrë që të humbin koncentrimin e lojtarëve të Serbisë dhe në mënyrë që ta përziejnë politikën me futboll. Është edhe një fakt: zviceranët nuk e përkrahin Xhakën, Shaqirin dhe Xhemailin por mediat dhe gazetarët me storiet e tyre se si kanë qenë refugjatë e kanë bombarduar publikun atje”.

Tutje, b92 shkruan se si kosovarët janë përgatitur ta shohin këtë ndeshje, duke iu referuar kronikave të mediave të huaja.

“Të gjithë kosovarët do të jenë pranë ekraneve televizive për të festuar fitoren e Zvicrës kundër Serbisë’, citon B92 deklaratën e një mësuesi Kosovar, Daut Maloku dhënë për AFP’në.

Ja fjalia me të cilën e përfundon media serbe shkrimin e saj:

“Kur loja të fillojë në Kaliningrad nesër në orën 8 të gjitha storiet do të bien në ujë. Do të jenë nga 11 lojtarë në fushë, kështu që t’i lëmë shqiponjat ta tregojnë veten”./Periskopi/

 

 

 

Shpërndaje në: