Fansja nga Moska bën çmendurinë për reperin shqiptar

Fansja nga Moska bën çmendurinë për reperin shqiptar

Ai është një nga reperët më të njohur e më të suksesshëm shqiptar. Me muzikën e tij, Getinjo ka rrëmbyer zemrat e shumë fansave. E mesa duket suksesi i tij ka kaluar kufijtë shqiptarë, pasi ai ka bërë për vete edhe fansa të huaj.

Këtë e ka treguar vetë reperi përmes një videoje në profilin e tij në “Instagram”. Getinjo ka zbuluar se një fanse nga Moska ka bërë tatuazh emrin e tij në qafë.

 

“Zëri paska shkuar deri në Moskë. Respekte! Shumë dashuri…” – ka shkruar reperi krahas videos ku duket fansja teksa bën tatuazhin në qafë.

Shpërndaje në: