Vuçiq pas takimit me Thaçin: U morëm vesh që problemet t’i zgjidhim me qetësi
Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka folur pas takimit të gjatë me Thaçin në konakun e Mogherinit në Bruskel.
Vuçiq ka thënë se janë dakorduar që probelmet ndërmjet dyja vendeve të zgjidhen me qetësi.
Ai ka thënë se në këtë takim të së dielës janë marrë vesh për zgjidhjen e problemeve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës në paqe, duke respektuar njëri-tjetrin dhe njëkohësishtë duke garantuar sigurinë e qytetarëve, raporton Periskopi, shkruan Tanjug.
Vuçiq ka thënë se pret që marrëveshja e arritur sot në Bruksel të respektohet nga të dyja palët./Periskopi/



