Tragjedi: Të paktën 150 emigrantë mbyten në Mesdhe
Të paktën 150 njerëz janë mbytur në ujë pasi varka e tyre u përmbyt në bregun libian gjatë ditës së sotme, ka konfirmuar UNHCR-ja.
Më herët, UNHCR-ja postoi në Twitter për anijembytjen në bregun e Al-Khumsit, një port afër kryeqytetit Tripolit.
Dega libiane e Organizatës Ndërkombëtare për Migrim [IOM] po ashtu postoi në Twitter duke thënë se 145 të tjerë ishin shpëtuar, shkruan CNN, përkthen Periskopi.
“Tragjedia më e keqe e Mesdheut këtë vit sapo ka ndodhur,” tha Filippo Grandi, komisioner i Lartë i OKB-së për UNHCR-në.
Për çdo vit, mijëra afrikanë kalojnë përgjatë kufijve në Evropë duke u munduar që ta kalojnë Detin Mesdhe dhe për të mbërritur në Evropë.
Me ëndrrat për gjetjen e mundësive më të mira për jetë, emigrantët shpesh shfrytëzohen duke iu dhënë para të majme trafikantëve që i vendosin nëpër varka të rrezikshme. /Periskopi



