Ky është zhvillimi i fundit rreth lëndimit të tmerrshëm të Gomesit pas ndërhyrjes brutale nga Son

Ky është zhvillimi i fundit rreth lëndimit të tmerrshëm të Gomesit pas ndërhyrjes brutale nga Son

Mesfushori i Evertonit, Andre Gomes është liruar nga spitali pasi iu nënshtrua operimit për thyerjen e kyçit të këmbës.

Gomes, 26-vjeçar, theu këmbën gjatë barazimit 1-1 me Tottenhamin në “Goodison Park”, pas një ndërhyrje të rëndë nga Son Heung-min, shkruan Periskopi.

Jug-koreani pas kësaj ndërhyrjeje u përjashtua me të kuq nga gjyqtari, Martin Atkinson.

Kartoni i kuq është anuluar sot nga Federata Angleze e Futbollit, derisa Son do të jetë i disponueshëm për “gjelat” qysh në ndeshjen e ardhshme. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: