A është Messi fajtor apo viktimë te Argjentina?

A është Messi fajtor apo viktimë te Argjentina?

Përfundimi është se Lionel Messi, një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, është i pafajshëm në pothuajse çdo situatë, çfarëdo që të ndodhë

Messi ndjehet komod pasi ai ka fituar shumë tituj dhe tashmë e ka fituar respektin e të gjithëve pas një karriere fantastike që e ka pasur deri më tani, transmeton Periskopi.

Çdo tifoz i Barcelonës që shikon Argjentinën në Botëror thotë që Messi ishte i mirë, tregoi lojë të madhe, edhe nëse ai në të vërtetë vetëm ka ecur në fushë.

Përfundimi është se ai përfundoi duke u bërë viktimë e trajnerit, mungesa e bashkëlojtarëve të talentuar si dhe taktikat e pakuptimta të Sampaolit.

Messi nuk duket asnjëherë i stresuar edhe pse humbi 3:0 nga Kroacia.

Është tronditëse se, për një person aq të mirë, humbja është aq e kapërdishme sa ai duhet të ketë gjithmonë një justifikim.

Messi, i cili nuk shkëlqen në të njëjtën mënyrë si Diego Maradona, nuk humbet plotësisht. Ai është gjithmonë një martir për shkaqe fisnike.

Aktualisht është Jorge Sampaoli i cili duhet të fajësohet, por para tij kanë qenë trajnerë të tjerë dhe ylli i Barcelonës ende nuk ka fituar asgjë me ekipin kombëtar.

Të gjithë e kritikojnë trajnerin dhe bashkëlojtarët, por të bëhemi të sinqert Messi nuk është duke luajtur për Arabinë Saudite.

Ai nuk është i vetëm në këtë botë, ka lojtarë të mirë rreth tij si Sergio Aguero, Nicolas Otamendi, Paulo Dybala, Gonzalo Higuain e Angel Di Maria.

Kombëtarja ‘Albiceleste’ fatkeqësisht është në krizë ashtu siç do të mund t’i ndodhte çdo skuadre.

Është një ekip që nuk e di nëse duan të sulmojnë ose mbrohen, pavarësisht nëse dëshironjë të jenë një luan apo një mi.

Asgjë nuk është korrigjuar nga tmerri që përjetuan në ‘Wanda Metropolitano’ kundër Spanjës ku humëbn 6:1.

Argjentina luan keq, pavarësisht se kanë lojtarë të shkëlqyer dhe japin përshtypjen se plani është që të marrë topin Messi dhe të shohim se çfarë ndodh.

Të fajësohet Messi për të gjitha humbjet e Argjentinës nuk është fer dhe të gjithë argjentintasit presin që ai të tregojë formën e lartë në kombëtare ashtu siç e tregon me Barcelonën.

Argjentina duhte patjetër që ta mposhtë Nigerinë në takimin e fundit të fazës së grupeve, ndryshe Messi me shokë rikthehen në shtëpi më herët se që pritej. /Periskopi/

Shpërndaje në: